Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

0.Parathënia e librit ”ed-Dima et-Tebi’ijjeh lin-Nisa”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I tërë hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Atë e bëjmë hamd dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Ne kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijoi, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, i Cili nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. Selamet dhe salavatet e Allahu qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Më tutje:

Gjaku që e godet gruan në formën e gjakut menstrual, gjakderdhjeve dhe lehonisë është një çështje e rëndësishme, e cila ka nevojë për shpjegim. Është e rëndësishme për të ditur dispozitat e gjakut, për të bërë dallimin në mes të mendimeve të sakta të dijetarëve dhe atyre jo të sakta mbi këtë çështje, si dhe të zgjedhurit dhe të braktisurit e mendimeve në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin, për shkak të kësaj që vijon:

1 – Kurani dhe Sunneti janë dy burimet themelore të dispozitave të Allahut (Te ala) me të cilat Ai i ka obliguar robërit e Tij.

2 – Referimi tek Kurani dhe Sunneti sjell paqe, qetësi, harmoni dhe kryerje e përgjegjësisë.

3 – Çdo gjë tjetër përveç Kuranit dhe Sunnetit ka nevojë për argumente dhe nuk përbën vetvetiu argument. Vetëm fjala e Allahut (Te ala) dhe fjala e të të dërguarit të Tij përbën argument. Edhe fjalët e sahabëve përbëjnë argument me kusht që të mos e kundërshtojnë Kuranin, Sunnetin apo fjalët e ndonjë sahabiu tjetër. Nëse fjalët e tij do ta kundërshtojnë Kuranin dhe Sunnetin, është e detyrueshme për të pasuar Kuranin dhe Sunnetin. Dhe në qoftë se një sahabi  tjetër thotë diçka tjetër, kështu që ai mund të shikojë se cili prej dy mendimeve peshon më shumë dhe pastaj ta zgjedh atë. Allahu (Te ala) ka thënë:

فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً

”Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59

Kjo është një broshurë e shkurtër dhe e rëndësishme e cila sqaron gjakun dhe dispozitat e tij. Ai përbëhet nga këta kapituj:

I pari:  Kuptimi i ciklit mujor dhe urtësi pas tij

I dyti: Fillimi i ciklit mujor dhe kohëzgjatja e tij

I treti: rastet e ciklit mujor

I katërti: Gjakderdhjet jo menstruale dhe dispozitat e tyre

Pesti: Lehonia dhe dispozitat e saj

I shtati: Preparatet që përdoren për pengimin, sjelljen e ciklit menstrual dhe pengimin e shtatzënisë, apo abortit.

Shpërndaje: