Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 11
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Lexoni fillimin e Ungjillit të Mateut deri tek verseti shtatë:
”Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij. Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami; Aramit i lindi Aminadabi; Aminadabit i lindi Naasoni; Naasonit i lindi Salmoni. Salmonit i lindi Boozi nga Rahabi; Boozit i lindi Obedi nga Ruthi; Obedit i lindi Jeseu. Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo që kishte qenë bashkëshortja e Urias. Salomonit i lindi Roboami; Roboamit i lindi Abia; Abias i lindi Asai.” 1
Aty thuhet në mënyrë të qartë se Isai ﷺ është rob dhe se Allahu është Zoti. Aty po ashtu thuhet se Isai ﷺ tha:
”Është shkruar gjithashtu: “Mos e provoko Zotin, të Adhuruarin tënd.” 2
Në të njëjtin kapitull shkruan se si shejtani e barte Mesinë dhe e mori nga një vend në tjetrin:
”Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit dhe i tha: ”Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: “Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur.” 3
Si mund shejtani ta bartë të Gjithëmëshirshmin (Allahun)? I lartësuar nga kjo është Allahu!
Atëherë shejtani e urdhëroi që të bjerë në sexhde para tij dhe ta adhurojë atë dhe e ushqeu atë me pasuritë e kësaj bote.
”8Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, 9dhe i tha: ”Unë do të t’i jap të gjitha këto, nëse ti bije përmbys para meje dhe më adhuron.” 10Atëherë Jezusi i tha: ”Shporru, satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe adhurojë vetëm atë.” 4
Si ka guxim shejtani të bëjë një gjë të tillë me Allahun? Kur shejtani donte që Isai ﷺ ta adhuronte atë, ai tha:
Në librat e mëhershëm është thënë:
“Mos i bëjë sexhde askujt pos Zotit, të Adhuruarit tënd.”
Tani shikoje versetin 10, se si Isai ﷺ e quan veten “biri i njeriut” dhe jo i biri i Allahut:
”Në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë biri i njeriut.”5
Megjithatë, Ungjilli tregon se si Isai dëgjoi se si ai u thirr me ”bir i njeriut” dhe nuk e qortoi këtë.
1 Mateu 1:1-7
2 Mateu 4:1-7
3 Mateu 4:5-6
4 Mateu 4:5-11
5 Mateu 10:23