Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Dhënia mes’h mesteve dhe çorapeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 1: Çka është për qëllim me fjalën çorape të lëkurës dhe çorape? Cili është gjykimi dhe argumenti për t’u dhënë mes’h atyre?

Përgjigje: Çorapet e lëkurës janë ato që njeriu mbathë prej lëkure dhe të ngjashme. Çorapet, edhe të njohura si çorape të trasha, janë ato që mbathë qofshin nga pambuku apo nga diçka të ngjashme. Është prej sunnetit të të dërguarit të Allahut ﷺ dhënia mes’h atyre. Për personin i cili tashmë i ka të mbathura ato është më mirë që t’u jap mes’h atyre se sa t’i zbathë ato dhe të lajë këmbët. Argumenti për këtë është hadithi nga el-Mugire bin Shu’beh -radijAllahu anhu- i cili tregoi në lidhje me abdesin e profetit ﷺ.

El-Mugire tha: “Kur zbrita poshtë për t’ia zbathë çorapet e tij të lëkurës.

Ai tha: “Lëri ato sepse i kam mbathur ato në gjendje të pastër (me abdes), dhe u dha mes’h sipër tyre.”

Ligjësimi i mes’hit është ligjësuar si në Kuran ashtu edhe në sunnet. Në lidhje me Kuranin, kështu që Allahu -te ala- ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ

“O ju që keni besuar! Kur doni të kryeni faljen, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla, kaloni duart e lagura mbi kokat tuaja, lani edhe këmbët deri në nyje.”  5:6

Fjalët e Allahut -te ala-:

وَأَرْجُلَكُمْ

”… edhe këmbët…”

mund të lexohet në dy mënyrë korrekte nga i dërguari i Allahut ﷺ:

E para:

وَأَرْجُلَكُمْ

”… edhe këmbët…”

Në këtë rast, këmbët وَأَرْجُلَكُمْ janë një shtesë për fytyrat, وُجُوهَكُمْ

që do të thotë se ato duhet të lahen.

E dyta:

وَأَرْجُلَكُمْ

”… edhe këmbët…”

Në këtë rast, këmbët وأرجلِكم janë një shtesë për kokat, برؤوسكم

që nënkupton se duhet t’u jepet mes’h atyre.

Është sunneti që përcakton nëse duhet t’u jepet mes’h këmbëve apo nëse duhen larë ato. I dërguari ﷺ i lante këmbët në qoftë se ato ishin të zbathura dhe nëse ai kishte meste u jepte mes’h atyre.

Lidhur me sunnetin, ky veprim është transmetuar nga shumë rrugë nga i dërguari i Allahut ﷺ.

Imam Ahmedi -rahimehullah- thotë: “Unë nuk ndiej asnjë siklet me dhënien mes’h mesteve. Janë dyzet hadithe nga profeti ﷺ dhe sahabët e tij në lidhje me këtë.”

Poeti tha:

Prej haditheve të shumta (muteuatir) janë:

“Ai që gënjen”

“Ai që ndërton një xhami për hir të Allahut dhe shpreson shpërblim”

Shikimi, ndërmjetësimi dhe pellgu

Dhënia mes’h çorapeve të lëkurës dhe tjera hadithe

Ky është pra argumenti nga Kurani dhe sunneti se duhet dhënë mes’h atyre.

Shpërndaje: