Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Domethënia e ciklit mujor dhe urtësia pas saj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Përkufizimi Sheriatik i menstruacionit:

”Menstruacioni është një gjakderdhje që natyrshëm i ndodhë femrës, pa ndonjë shkak, në kohë të caktuar. Ai është një gjak natyral që nuk ka ndonjë shkak të sëmundjes, plagëve, abortimi spontan apo lindjes. Pasi që ai është i natyrshëm, ai ndryshon varësisht nga gjendja e gruas, ambienti dhe klima. Si rezultat i kësaj cikli është shumë i ndryshëm nga njëra grua tek tjetra.

Urtësi e kësaj është se, pasi që fetusi nuk është në gjendje të ushqehet normal sikurse ushqehet jashtë stomakut dhe pasi që krijesa më e mëshirshme për të (ëma) nuk mund t’ia dërgoj ushqimin, atëherë Allahu (te ala) ka përcaktuar sekrecione të gjakut me të cilat ushqehet fetusi brenda në barkun e nënës pa pasur nevojë që të ha atë apo ta tretë ushqimin. Sepse futja e ushqimit bëhet nëpërmjet kërthizës; rrjedh gjak në venat e fetusit dhe e furnizon atë me ushqim. I Madhëruar është Allahu, Krijuesi më i mirë! Kjo është urtësia që fshihet pas ciklit mujor. Kështu që nëse gruaja mbetet shtatzënë mbaron ciklin mujor i saj, dhe rrallë ndodhë që një grua shtatzënë të ketë ciklin e saj mujor. Gjithashtu edhe gruas gjidhënëse rrallëherë i ndodhë menstruacioni, sidomos në gjidhënien e parë.

Shpërndaje: