Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Allahu, Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe i Israfilit, Krijuesi i qiejve dhe i tokës Ti e di gjithë të fshehurën dhe të dukshmen, Ti do të gjykosh në mes të robërve të Tu në gjitha ato që janë kundërshtuar, udhëzona tek ajo që është e vërtetë, vërtetë Ti e udhëzon atë që dëshiron në rrugën e drejtë, dhe selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
I tërë hamdi dhe gjitha lavdërimet i takojnë Allahut i Cili na ka udhëzuar në Islam dhe iman, dhe na ka dhënë sukses që të njohim kuptimet e Kuranit të Tij dhe të kuptuarit e haditheve të të dërguarit të Tij, dhe zotëriut të njerëzve dhe xhinëve. Selamet dhe salavatet qofshin mbi të. Hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut i Cili na ka lehtësuar që të pasojmë atë që në të cilën ishin sahabët dhe pasuesit e tyre. Dhe pastaj: Robi i varfër Ebu Abdil-Kerim Ebu Abdirr-Rrahman Muhammed Sultan bin Ebi Abdilah Aurun Muhammed el-Ma’sumi el-Khaxhandi el-Meki – Allahu i dhëntë sukses me këtë libër, i dhëntë përqendrim në sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ dhe një përfundim të mirë:
Muslimanët në qytetet japoneze në Tokio dhe Osaka në lindjen e largët mi shtruan pyetjet e mëposhtme: Çka është islami? Çfarë do të thotë medhheb? A duhet një person i cili është nderuar me pranimin e Islamit që të pasoj një nga katër medhhebet? A duhet të jetë Maliki, Hanefi, Shafii, Hanbeli, apo diçka tjetër? Këtë po pyesim sepse ka pasur shumë polemika në vendin tonë. Kur një grup japonez dëshiruan që të konvertohen në Islam dhe të nderohen me besim, ata shkuan tek një shoqatë muslimane në Tokio.
Atëherë i thanë një grup njerëzish atyre: ”Ju duhet të zgjidhni medhhebin e imam Ebu Hanifës sepse ai është dritë e umetit.” Atëherë një grup indonesian nga Java i thanë atyre: ”Duhet qenë Shafei.” Kur japonezët e dëgjuan këtë ata u habitën jashtëzakonisht dhe u hutuan. Më në fund çështja e medhhebeve bëri që ata të tërhiqeshin nga Islami dhe nuk u konvertuan. I nderuar mësues! Ne e dimë se njohuria juaj e thellë mund të jetë – insha Allahu – një arsye që kjo sëmundje të shërohet. Ne shpresojmë që shkëlqesia juaj të na sqaroj të vërtetën në mënyrë që zemrat tona të mund të qetësohen dhe që gjokset tanë të zgjerohen. Ne shpresojmë që të kemi shpërblim të madh te Allahu. Selami qoftë mbi ty dhe mbi të gjithë të tjerët që ndjekin udhëzimin.
Shkruar në muajin Muharrem ë vitin 1357 në Tokio.
Nga Muhammed Abdul-Haj dhe Muhsin Xhabak Aghlu