Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe ndihmë dhe falje prej Tij kërkojmë. Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga e keqja e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijoi, dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, Ai nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Selamet dhe salavatet e Allahut kofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë ata deri në ditën e gjykimit.
Dhe pastaj:
Shumë nga muslimanët e sotëm kanë lënë pas dore dhe janë të pakujdesshëm në lidhje me namazin deri në atë masë sa që disa prej tyre e kanë braktisur atë tërësisht nga mospërfillja ndaj tij. Pasi që kjo është një çështje shumë madhe me të cilën njerëzit e sotëm janë sprovuar dhe rreth të cilës dijetarët e të gjitha kohërave kanë pasur mospajtime, prandaj desha të shkruaj në lidhje me të sipas aftësisë sime. Tema do të përfshij dy kapituj:
1 – Gjykimi mbi personin i cili nuk falet.
2 – Pasojat e daljes nga feja për shkak të braktisjes së namazit dhe gjërave të tjera.
E lusim Allahun -te ala- që të jemi të suksesshëm në të saktën.