Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Kaq me rëndësi është emri i fëmijut

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 3
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe i kërkojmë ndihmë dhe falje. Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e shpirtrave tanë dhe veprave të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijoi, dhe atë që Allahu e shpie në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij.

Dhe pastaj:

Emri titulli të emërtuarit, që tregon se kush dhe çfarë është i emëruari dhe një domosdoshmëri në mënyrë që të tjerët kuptohen me të dhe ai të kuptohet me të tjerët. Është zbukurim dhe tipar i fëmijut me të cilin ai thirret në të dy jetët. Ai tregon fenë e fëmijut dhe karakterizon se ai i takon pasuesve të saj. Shikojë ata që hyjnë në islam që është feja e Allahut dhe se si ata të ndryshojnë emrat e tyre të vërtetë në emra islam, për shkak se emri është një shenjë dallues.

Emri është edhe një simbol që tregon identitetin e babait të tij dhe një kriter preciz që sqaron fenë e tij. Emri ka domethënien e vet tek njerëzit. Ata e shikojnë emrin si një rrobe; ajo është e shëmtuar në qoftë se është shumë e gjatë dhe është e shëmtuar në qoftë se është shumë e shkurtër.

Prandaj, sipas Sheriatit dhe gjuhës e tij të qartë arabe, emërtimi është e drejta e babait në mënyrë që i porsalinduri të mos emërohet me një emër që e shëmton atë.

Shpërndaje: