Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Mëkatet shpien në vetmi

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkatet shpien në një vetmi që mëkatari e ndjen midis tij dhe Allahut. Nuk ka asnjë kënaqësi në të. Edhe sikur t’i jepej tërë kënaqësia e botës nuk do të kishte asnjë vlerë përballë kësaj vetmie. Këtë e ndjen vetëm ai që ka jetë në zemrën e tij. Një trup i pajetë nuk ndjen dhimbje nga një plagë. Edhe sikur njeriu të shmangte mëkatet vetëm për të mos përjetuar këtë vetmi, kjo do të mjaftonte për një njeri të mençur që t’i shmangte ato. Nuk ka asgjë aq të hidhur për zemrën sa vetmia e mëkateve, e grumbulluar një mbi tjetrën.

Shpërndaje: