Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Parathënia e Sahihul-Kelimit-Tajjib

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani 
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

O Allah! Dërgo salavate mbi krijesën Tënde më të çmuar Muhamedin! Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, ndërsa paqja qoftë mbi robin e Tij, të cilin Ai e ka zgjedhur. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe nuk ka ortak, dhe dëshmoj dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Allahut.

Allahu (te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًايُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ

“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua përmirësojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet.” 33:70-71

Dhe thotë Allahu (te ala):

إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ وَالْعَمَلُ الصَّالِحُ يَرْفَعُهُ

“Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” 35:10

Dhe thotë Allahu (te ala):

فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ وَاشْكُرُواْ لِي وَلاَ تَكْفُرُونِ

“Pra më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shpërblim dhe mëshirë). Më falënderomëni Mua (duke m’u bindur) e mos i mohoni dhuntitë e Mia (me mosbindje)!” 2:152

Dhe thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا

“O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun.” 33:41

Dhe thotë Allahu (te ala):

وَالذَّاكِرِينَ اللَّهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتِ

“(dhe për ata që Allahu ka përgatitur shpërblim të madh, ndër ta janë:) … përkujtuesit e Allahut vazhdimisht dhe përkujtueset…” 33:35

Dhe thotë Allahu (te ala):

الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىَ جُنُوبِهِمْ

“Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë…” 3:191

Dhe thotë Allahu (te ala):

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَاثْبُتُواْ وَاذْكُرُواْ اللّهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلَحُونَ

“O besimtarë! Kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni.” 8:45

Dhe thotë Allahu:

فَإِذَا قَضَيْتُم مَّنَاسِكَكُمْ فَاذْكُرُواْ اللّهَ كَذِكْرِكُمْ آبَاءكُمْ أَوْ أَشَدَّ ذِكْرًا

“Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!” 2:200

Dhe thotë Allahu:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُلْهِكُمْ أَمْوَالُكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَن ذِكْرِ اللَّهِ

“O besimtarë! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut.” 63:9

Dhe thotë Allahu:

رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ

“… njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut…” 24:37

Dhe thotë Allahu:

وَاذْكُر رَّبَّكَ فِي نَفْسِكَ تَضَرُّعاً وَخِيفَةً وَدُونَ الْجَهْرِ مِنَ الْقَوْلِ بِالْغُدُوِّ وَالآصَالِ وَلاَ تَكُن مِّنَ الْغَافِلِينَ

“Përmende Zotin tënd me vete, i përulur dhe me frikë (jo me zë të lartë), në mëngjes dhe mbrëmje, dhe mos u bëj nga ata që nuk i kushtojnë vëmendje!” 7:205

Shpërndaje: