Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Pasojat e mëkateve [Hyrje]

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr 
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pastaj Ibnul Kajimi vazhdon dhe thotë:

Kapitulli:

Mëkatet kanë pasoja të këqija, të dënueshme dhe të dëmshme për zemrën dhe trupin, pasoja në këtë jetë dhe në botën tjetër, dhe askush nuk e di dëmin e tyre përveç Allahut. Dhe prej tyre janë…

 

Shpjegimi

 

Kushtojini vëmendje këtij kapitulli jashtëzakonisht të rëndësishëm!

Nga ajo që lexuam që nga fillimi i këtij libri, Imam Ibnul Kajimi (rahimehullah) na ka treguar për pasojat, rreziqet dhe dëmet e mëkateve. Ai ka vendosur hadithe, njërin pas tjetrit. Derisa ne menduam se u bënë shpjegime dhe sqarime lidhur me pasojat dhe dëmet e mëkateve.

Mëkatet kanë pasoja të këqija, të dënueshme dhe të dëmshme për zemrën dhe trupin, pasoja në këtë jetë dhe në botën tjetër, dhe askush nuk e di dëmin e tyre përveç Allahut. Dhe prej tyre janë. Pastaj ai futet në detaje në disa faqe.

 

Pak kohë më parë, menduam se tema u paraqit me hollësi, duke përmendur pasojat e mëkateve, sepse çdo çështje që u përmend më parë ishte për pasojat dhe dëmet e mëkateve në këtë jetë të kësaj bote dhe në botën tjetër.

Ky kapitull që tani po fillojmë të lexojmë, është nga kapitujt më të çmuar të këtij libri (Sëmundja dhe ilaçi). Është një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në të vërtetë, çdo musliman duhet ta lexojë këtë kapitull. Është një kapitull i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm!

Dhe unë i këshilloj thirrësit, hatibët dhe ligjëruesit që ta bëjnë këtë një temë në këshillimin e njerëzve në ligjëratat dhe paralajmërimet e tyre.

Duke dashur të flas për dhuntitë e Allahut (subhanehu ue te ala) ndaj meje, e para, e dyta ose e treta hutbe ishte nga kjo temë.

Kam transmetuar thëniet e Ibnul Kajimit siç janë. Së bashku me të, unë e lavdërova Allahun, iu drejtova robërve të Allahut dhe pjesën tjetër të hutbes e kam kushtuar në transmetimin e thënieve të Imam Ibnul Kajimit në lidhje me këtë temë.

Në të vërtetë, është një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm që njerëzit kanë nevojë të madhe që të dëgjojnë atë që Ibn el-Uazir në librin e tij Auasim ue el-Kauasim thotë lidhur me këtë kapitull:

“Nga më të mirët e atyre që kanë shkruar në lidhje me këtë (pasojat e këqija të mëkateve) është Ibnul Kajimi, në librin e tij: “El-Xheuab el-Kafi. Në të vërtetë, ai është i aftë dhe ka bërë jashtëzakonisht mirë në qortimin e mëkateve. Ai ka paraqitur shembuj të cilët nuk janë paraqitur më parë.

Në të vërtetë, ai që reflekton në thëniet e Ibnul Kajimit gjen se ishte shumë i saktë dhe i ndante efektet e dëmshme të mëkateve në lloje të ndryshme dhe ai i ndau ato jashtëzakonisht mirë, i radhiti mirë dhe argumentoi mirë.


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=Oxln2C93X1M

Shpërndaje: