Përmirësimi i brendshëm brenda katër mureve. Kjo realizohet në shtëpi. Dhe në shumicën e rasteve, përgjegjëse në këtë pikë janë femrat ngase ato janë zonjat e shtëpive, siç thotë Allahu (te ala):
وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى وَأَقِمْنَ الصَّلَاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيرًا
“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e injorancës! Falni namazin, jepni zekatin dhe binduni ndaj Allahut e të dërguarit të Tij! O Familje e profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.” 33:33
Prandaj nëse themi se përmirësimi i gjysmës së shoqërisë apo i shumicës varet nga femra. Kjo ndodh për shkak të dy arsyeve:
Femrat janë të njëjta në numër me meshkujt, mos më shumë. Siç edhe e konfirmon këtë gjë sunneti profetik. Mirëpo kjo dallon nga një vend në një vend tjetër apo prej një kohe në një kohë tjetër. Për shembull në një vend mund të gjesh numrin e femrave më të madh sesa të meshkujve dhe anasjelltas në ndonjë vend tjetër. Apo në ndonjë kohë mund të ndodh që femrat të jenë më shumë në numër sesa meshkujt dhe anasjelltas. Por,ä sido që të jetë femra ka rol të madh në përmirësimin e shoqërisë (ngase ajo është gjysma apo shumica e popullatës).
Ardhja e gjeneratave të reja fillon mu nga femra dhe edukimi i brezave të rinj del nga prehri i saj dhe kjo është e mjaftueshme që të jetë për ne më se e qartë vlera e rolit të femrës në përmirësimin e shoqërisë.