Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Cilësitë e mira të pasuesve të bidateve nuk duhet të përmenden

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 31-32

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 10: A duhet t’i përmendim cilësitë e mira të njerëzve ndaj të cilëve paralajmërojmë?

Përgjigje: Në qoftë se ti përmend cilësitë e tyre të mira kjo do të thotë se ti po bënë thirrje për t’i pasuar ata1. Jo, ti nuk duhet të përmend cilësitë e tyre të mira. Përmend vetëm gabimet e tyre2. Ti nuk je përgjegjës për të rekomanduar gjendjen e tyre. Ti je përgjegjës për të përmendur gabimet e tyre në mënyrë që ata të pendohen dhe që të tjerët të ruhen prej tyre. Të gjitha cilësitë e tyre të mira mund të shkojnë bosh në qoftë se gabimi i tyre është mosbesim apo idhujtari. Ato gjithashtu mund të jenë më shumë se sa veprat e mira. Ndoshta vetëm ti mendon se ato janë cilësi të mira kur në fakt ato nuk janë fare të mira tek Allahu.


1 Edhe nëse personi përmend anët e këqija të bidatçiut, ai i mashtron njerëzit nëse ai përmend anët e tij të mira. Për deri sa ti e lavdëron atë ata nuk do të marrin parasysh anët e tij të këqija. Nuk ishte prej metodologjisë së selefëve lavdërimi i pasusve të bidateve kur ata i kritikonin. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!) nuk e lavdëroi Husejn al-Karabisin kur ai shpjegoi gjendjen e tij.

Ai tha: ”Ai është bidatçi.”

Ai paralajmëroi ndaj tij dhe shoqërimit me të. Po kështu, ai paralajmëroi ashpër ndaj shoqërimit me el-Muhasibi.

Kur Ebu Zur’ah (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur në lidhje me el-Harith el-Muhasibi dhe librat e tij, ai tha:

”Unë të paralajmërojë ndaj atyre librave. Ato përbëhen nga bidate dhe devijime. Përmbaju transmetimeve.”

Megjithatë, ti je plotësisht i vetëdijshëm se të dy el-Karabisi dhe el-Muhasibi ishin dy oqeane të diturisë. Ata vetë kanë pasuar pasuesit e bidateve. Megjithatë, i pari tha se shqiptimi i Kuranit është i krijuar, ndërsa i dyti ra në një formë të skolastikës, kur ai refuzoi skolastikët me ndihmën e skolastikës dhe jo me sunnet. Kjo është pika kryesore për të cilën Imam Ahmedi e dënoi atë. (et-Tahdhib (2/117)), (Tarikh Bagdad (8/215-216)), dhe (Sijar A’lam-in-Nubela (13/110)) dhe (12/89) nga edh-Dhehebi).

2 Librat e shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijes, ku shejkhu përmend bidatet e bidatçive, është dëshmi e madhe për të mos përmendur cilësitë e mira të bidatçive. Librat e tij janë plot me refuzimin dhe kritika. Ai refuzoi pasuesit e logjikës dhe skolasitkët. Ai refuzoi Xhehmitë, Mu’tezilitë dhe Esharitë. Megjithatë, ne nuk mund të shohim se ai përmendi ndonjë cilësi të tyre të mirë. Ai refuzoi individë sikurse el-Akhna’i, el-Bakri dhe të tjerë pa i lavdëruar ata. Sigurisht, se të gjithë këta njerëz kishin cilësi të mira por kjo nuk është diçka që duhet të përmendet në lidhje me kritikat. Kije parasysh këtë!

Rafi bin Ashras (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Prej dënimit të bidatçiut mëkatarë është që cilësitë e tij të mira nuk përmenden.” (Sherh Ilal el-Tirmidhi” (1/353)).

Shpërndaje: