Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 11-12
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Emri tregon për të emërtuarin. Nëse libri lexohet nga titulli i tij, atëherë edhe fëmiu njëpërmjet emrin njihet në besimin dhe orientimin e tij, bile njohet edhe besimi dhe dituria e atij që e ka zgjedhur këtë emër
Emri i fëmijës është adresë e tij, pra ai është i lidhur me emrin e tij. Përmes kuptimit të emrit vlerësohet fëmiju, i ati i tij dhe gjendja e popullit të tij dhe se çfarë karaktere dhe vlera kanë ata. Pasi që lidhja midis emrit dhe të emërtuarit është aq e fortë, kështu që emri tregon për të emërtuarin për shkak të lidhmërisë mes tyre. Kjo është diçka që i Plotfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi e ka caktuar dhe e ka vendosur në shpirtrat dhe zemrat e robërve. Është e rrallë që një nofkë nuk i përshtatet personit i cili emërtohet me të. Tek njerëzit thuhet se nofka vjen nga qielli; Ti gjen një emër të vrazhdtë dhe të shëmtuar vetëm se personi i emërtuar me të është i njëjtë dhe anasjelltas. Tek njerëzit thuhet gjithashtu se të gjithë kanë një hise në emrat e tyre.