Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Hixhab, fq. 14-15
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nga argumentet e Sunnetit janë:
1 – Fjalët e profetit ﷺ:
“Nëse ndonjëri prej jush i kërkon një gruaje martesë nuk ka të keqe që ai ta shikojë atë pa dijeninë e saj nëse ai e shikon atë për t’i kërkuar martesë.”
Transmetuar nga Ahmedi. El-Hejthemi tha në “Mexhma-uz-Zaua’id “:
“Transmetuesit që e transmetojnë këtë hadith janë autentik.”
Çështja është se profeti ﷺ ka thënë se, nuk është mëkat për atë që e kërkon gruan për martesë që të shikojë gruan e synuar, nëse qëllimi është propozimi i martesës. Kjo do të thotë se është mëkat në çdo rast tjetër për këdo që nuk mendon të kërkojë për martesë. E njëjta gjë vlen edhe nëse personi që e kërkon për martesë nuk ka ndërmend ta kërkojë atë për martesë por vetëm shikon për tu joshur dhe të ngjashme.
Ndoshta dikush thotë se hadithi nuk sqaron se çfarë i lejohet propozuesit për martesë të shikojë, mund të jetë kraharori dhe gjoksi. Megjithatë, të gjithë e dinë se propozuesi për martesë që është i interesuar për bukurinë do të shikojë bukurinë e fytyrës. Në parim, pjesa tjetër zakonisht nuk është qëllimi. Propozuesi shikon në fytyrë. Ai që kërkon bukuri pa dyshim do të përqendrohet në fytyrë.
1 Ahmedi (24,000).