Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej cilësive të gruas së devotshme është të respektuarit e burrit dhe të njohurit e pozitës dhe të drejtave që ai ka. Në lidhje me këtë pikë ka hadithe të shumta, njërin prej të cilëve e transmeton Tabarani në librin e tij “el-Mu’xhemul-Kebir” nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma-, i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Unë nuk e urdhëroj askënd t’i bëjë sexhde dikujt tjetër (përveç Allahut). Sikur të urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj.”
Hadithi është i saktë sipas Imam Albanit në “es-Sahihah (3490)”.
Tabarani transmeton në “El-Mu’xhamul-Kebir” nga Zejd bin Erkam, i cili tregon se Muadhi ka thënë: “O i dërguari i Allahut! Pasuesit e librit i bëjnë sexhde ipeshkëve dhe patriarkëve të tyre, a të mos të bëjmë edhe ne sexhde ty?”
Ai u përgjigj:
“Sikur të urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj. Ajo nuk ka zbatuar obligimet ndaj burrit të saj, madje edhe nëse ai e thërret atë (për marrëdhënie intime) përderisa ajo është duke lidhur kërpeshet e devesë dhe i përgjigjet atij.”
E drejta e burrit dyfishohet nëse është i mirë, i devotshëm, fetar dhe kujdeset në adhurim dhe bindje ndaj Allahut. Transmeton Tirmidhi dhe Ibn Maxheh nga Muadh bin Xhebeli -radijAllahu anhum- i cila ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Nuk ka grua që e lëndon burrin e saj në këtë dynja e që gruaja e tij hyrie e xhenetit të mos i thotë: Mos e lëndo, Allahu të vraftë! Ai tek ti është vetëm për një kohë të shkurtër ndërsa së shpejti do të të lërë dhe do të vijë tek ne!”
Transmeton Tirmidhi (1174) dhe Ibn Maxheh (2014), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “Es-Sahihah (173)”.
Dijetarët thonë se në
është të respektuarit e burrit dhe të njohurit e pozitës dhe të drejtave që ai ka. Në lidhje me këtë pikë ka hadithe të shumta, njërin prej të cilëve e transmeton Tabarani në librin e tij “el-Mu’xhemul-Kebir” nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma-, i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: