Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Mëkatet dobësojnë dëshirën e zemrës (për vepra të mira)

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkati dobëson dëshirën e zemrës (për vepra të mira). Kjo është një nga pasojat më të rrezikshme të mëkatit për robin. Mëkatet forcojnë vullnetin për të mëkatuar dhe dobësojnë dëshirën për pendim dalëngadalë derisa dëshira për pendim të zhduket krejtësisht nga zemra. Nëse gjysma e trupit të tij vdes, ai nuk do të pendohet tek Allahu. Ai i kërkon falje Allahut dhe pendohet shpesh por me pendim të rrejshëm sepse zemra e tij është e lidhur për mëkate dhe e vendosur të bëjë mëkate çdo herë që i jepet mundësia. Kjo është një nga sëmundjet më të mëdha dhe më afër shkatërrimit.

Shpërndaje: