Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në këtë rast është obligim që djali dhe vajza të jenë të sinqertë, të sqarojnë tiparet që kanë dhe të sqarojnë atë që nevojitet të sqarohen para martesës sepse nëse në lidhje me shitblerjen e mallit profeti ynë ﷺ ka thënë:
”Shitësi dhe blerësi kanë të drejtën e zgjedhjes (anulimin e shitblerjes) derisa të ndahen nga njëri-tjetri. Nëse janë të sinqertë dhe tregojnë realitetin, do u jepet bereqet në shitblerjen e tyre, e nëse gënjejnë dhe fshehin, iu zhduket bereqeti i asaj shitblerjeje.”
Transmeton Bukhari (2079) dhe Muslimi (1532).
Përderisa profeti ﷺ e thotë këtë për shitblerjen, atëherë çfarë mendon t’i, o rob i Allahut, në lidhje me martesën e cila është bashkëjetesë e përhershme? Pa dyshim se duhet qenë i sinqertë dhe duhet sqaruar gjërat para martesës, sepse është tradhti fshehja e asaj që kanë nevojë të sqarohen qoftë në lidhje me gruan apo burrin.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ai i cili na mashtron nuk është prej nesh.”
Transmeton Tirmidhi (1315), dhe Muslimi (102) me formulimin:
“Ai që mashtron nuk është prej meje.”