Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

106.Ai që vdes nga ndonjë sëmundje e barkut

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Dëshmorët janë pesë lloje; Ai që vdes nga murtaja, ai që vdes nga ndonjë sëmundje e barkut, ai që mbytet në ujë, ai që vdes nën rrënoja dhe dëshmori në rrugë të Allahut.”

Transmeton Bukhari (2829) dhe Muslimi (1914).

Alameh Ismail Et-Tejmi El-Asbahani ka thënë kur e shpjegoi këtë hadith:

Ai që vdes nga ndonjë sëmundje e barkut është ai që goditet nga çfarëdo sëmundje e barkut dhe vdes.”

Dijetarët e tjerë e interpretojnë sëmundjen e barkut në tre mënyra:

1 – Ai që vdes nga infektimi në pleurë (cipë e mushkërive).

2 – Ai që vdes nga një kapsllëk shumë i rëndë.

3 – Ai që vdes nga diarreja.

Shpjegimi i tretë është më i forti sipas shumicës së dijetarëve. Disa dijetarë nuk kanë përmendur diçka tjetër. Është gjithashtu e mundur që martirizimi të përfshij tre sëmundjet, Allahu e di më mirë. Është më me vend dhe i përket bujarisë së Allahut dhe mirësisë së Tij të gjerë. Ajo që e mbështet këtë është hadithi të cilin Ibn Hibani e transmeton në Sahihun e tij nga Selman bin Murad dhe Khalid bin Arafah i cili rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që vdes nga ndonjë sëmundje e barkut nuk dënohet në varrin e tij.”

Transmeton Tirmidhi (1064) i cili tha se hadithi është i mirë dhe garib, hadithi është autentik sipas Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (1064).

Shpërndaje: