Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ për t’ua ringjallur atyre fenë e babait të tyre Ibrahimit ﷺ dhe për t’i informuar ata se ky afrim dhe ky besim është një e drejtë e cila i përket vetëm Allahut. Askush nuk ka të drejtë në diçka prej saj, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një engjëll të afërm ose një profet të dërguar, e të mos flasim për dikë tjetër.
Këta idhujtarë dëshmuan se Allahu është Krijuesi i vetëm dhe se Ai është i vetmi që jep furnizim, jep jetë, dërgon vdekjen, drejton çështjet e krijesave dhe se gjithë atë që qiejt bartin dhe atë që e bartin shtatë tokët i nënshtrohen Atij dhe janë në dispozicion dhe fuqinë e Tij.
Shpjegimi
Autori (rahimehullah) thotë se këta njerëz ishin në këtë gjendje pagane duke adhuruar idhuj, që sipas tyre i afronin tek Allahu (te ala). Ata ishin në këtë gjendje derisa Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij dhe profetin e fundit të Tij Muhamedin ﷺ. Allahu (te ala) e dërgoi atë me Teuhid të pastër dhe të sinqertë. Ai i thirri njerëzit që ta adhurojnë vetëm Atë dhe njëkohësisht ai ﷺ i paralajmëroi ata kundër idhujtarisë. Allahu (te ala) ka thënë:
”Nuk ka dyshim se ai që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 5:72
Ai ﷺ ua bëri të qartë atyre se vetëm Allahu ka të drejtë të adhurohet. Po ashtu, ai u shpjegoi atyre se është e ndaluar për t’ia dedikuar çdo lloj të adhurimit dikujt tjetër përveç Allahut (subhanehu ue te ala), pavarësisht nëse i adhuruari është një engjëll i afërt apo një profet i dërguar, e të mos flasim për dikë tjetër.
Allahu (te ala) ka thënë:
”O njerëz, po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e drejtë!” 36:60-61
Për t’ua ringjallur atyre fenë e Ibrahimit ﷺ babait të tyre – duket se ai ka për qëllim fjalët e Tij (te ala):
”Pastaj ty të shpallëm: “Paso fenë monoteiste të Ibrahimit dhe ai nuk ishte prej idhujtarëve.” 16:123
Një e drejtë e cila i përket vetëm Allahut – një e drejtë që i takon vetëm Allahut.
Autori (rahimehullah) thotë se këta idhujtarë tek të cilët u dërgua i dërguari ﷺ, besuan se Allahu është Krijuesi i vetëm i Cili krijoi qiejt e tokën edhe vetë ata. Ata besuan se Ai drejton çështjet. Këtë e ka thënë Allahu për ta në disa ajete të Kuranit fisnik.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Nëse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt e tokën?” Me siguri do të thonë: “Ato i krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri!” 43:9
”Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “Allahu!” 43:87
Janë shumë ajete me kuptime të ngjashme.
Ky besim, megjithatë është i pavlefshëm, sepse është e pavlefshme që të besosh se Allahu është Zot, nëse nuk beson se vetëm Allahu duhet adhuruar. Të besosh se Allahu është Zot kërkon të besosh se vetëm Ai meriton të adhurohet.
Për sa i përket besimit të parë, se vetëm Allahu është Zot, ky është një argument detyrues që kërkon besimin e dytë, që të adhurohet vetëm Allahu. Kur beson se Allahu është Krijuesi i vetëm që kontrollon rendin dhe e ka fuqinë në dorën e Tij, është e detyrueshme që vetëm Ai të adhurohet dhe askush tjetër.
Sa i përket llojit të dytë (Teuhidit Uluhijeh), ai përfshinë edhe Teuhidin Uluhije. Teuhid-ul-Uluhijeh përfshinë dhe Teuhid-er-Rububijeh, sepse ai që adhuron vetëm Allahun beson se ai është Krijues i vetëm (subhanehu ue te ala) që kontrollon rendin.