Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Argumenti i dymbëdhjetë nga sunneti se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 98

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

18 – Ebul-Fet’h bin el-Bati na informoi, Ebul-Fad’hl bin Khajrun na informoi, Ebu Ali bin Shadhan na informoi, Ebu Sehl bin Zijad na informoi, el-Kadhi Ahmed bin Muhammed el-Barti na tregoi, el-Ka’nabi na tregoi, el-Mughirah bin Abdirr-Rrahman el-Kurashi na tregoi, nga Abuz-Zinad, nga el-A’raxh, nga Ebu Hurejra i cili tregoi se i dërguari i Allahu ﷺ ka thënë:

“Kur Allahu (azze ue xhel) e përfundoi krijimin, shkroi në një libër që është tek Ai mbi arsh: Mëshira Ime i ka paraprirë zemërimit Tim.” 1

Në formulimin e Ebu Hurejrës thuhet se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Allahu para se të krijonte shkroi: Mëshira Ime i ka paraprirë zemërimit Tim. Libri është tek Ai mbi arsh.”

Transmetuar nga el-Bukhari dhe Muslimi.


1 Bukhari (3194), Muslimi (2751), Ahmedi (2/358), Ibn Maxheh (4295), Ibn Khuzejmeh në ”et-Teuhid”, fq. 57, el-Axhuri në ”esh-Shari’ah”, fq. 290, Ibn Ebi Asim (608) dhe el-Ensari në ”el-Arba’un fi Dala’il-it-Teuhid” (12).

Shpërndaje: