Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Argumenti i njëmbëdhjetë nga sunneti se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 97

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

17 – Iu lexua Fatime bint Muhammed bin Ali el-Bazazah në Nafisah ndërsa unë dëgjoja, Ebu Abdilah el-Husejn bin Ahmed bin Muhammed bin Talha na informoi, Ebul-Husejn Ali bin Muhamed bin bin Abdil-lah Bishran na informoi, Ebdus-Samad bin Ali bin Mukram na informoi, el-Harith bin Muhammed bin Dahir et-Temimi na tregoi, Ali bin Asim na tregoi, Davud bin Ebi Hind na tregoi, nga Amir esh-Sha’bi i cili tregoi se Zejnebja e kishte zakon t’i thoshte të dërguarit ﷺ:

“Nga të gjitha gratë e tua, unë kam të drejtën më të madhe dhe unë kam pasur dorëdhënësin më të mirë të martesës. Mëshiruesi më dha mua për ty nga mbi arshi i Tij dhe Xhibrili ishte ndërmjetësi. Unë jam gjithashtu kushërira jote. Askush tjetër nga gratë tuaja nuk është e afërt me ty.” 1


1 Tabari (22/14), Bukhari (7421), Tirmidhi (3213) dhe Ahmedi (3/226).

Shpërndaje: