Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Dëshmia e parë se personi që nuk falet nuk është kafir

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet se si të jetë qëndrimi ynë ndaj argumenteve që përdoren nga ata që nuk besojnë se ai që nuk falet është kafir, unë përgjigjem se argumentet nuk thonë se një person i tillë nuk ëështëkafir ose se ai është besimtar, apo se ai do të hyjë në zjarr apo në xhenet dhe të ngjashme. Ai që mediton mbi to e kupton se ato mund të ndahen në pesë kategori dhe asnjë kategori nuk kundërshton argumentet që janë përdorur nga ata që thonë se ai është kafir.

Kategoria e parë: Nuk përbën asnjë dëshmi në këtë çështje. Shembuj të saj është dëshmia e tyre me fjalët e Tij -te ala-: 

 “Pa dyshim se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij ortak dhe përveç këtij (mëkati) fal kë të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh. 4:48

Fjalët e Allahut:

dhe përveç këtij (mëkati).”

Ka për qëllim mëkatet që janë idhujtari e vogël, jo mëkatet tjera pos idhujtarisë. Ai që përgënjeshtron diçka nga ajo që Allahu ose i dërguari i Tij ﷺ kanë thënë, ai është kafir dhe ka bërë kufër që nuk i falet edhe pse mëkati i tij nuk është idhujtari.


Dhe në qoftë se ne do të themi se ka për qëllim të gjitha mëkatet e tjera pos idhujtarisë, atëherë ajeti është i përgjithshëm dhe specifikohet nga argumente të tjera që theksojnë mosbesimin. Mosbesimi i cili e nxjerrë praktikuesin e tij nga feja i përket mëkateve që nuk falen edhe pse ato nuk janë idhujtari.

Shpërndaje: