Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Dispozita e ciklit mujor lidhur me marrëdhëniet intime

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

6 – Është e ndaluar për burrin që të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij kur ajo ka ciklin e saj mujor në të njëjtën mënyrë siç është e ndaluar për të që ta lejojë atë të ketë marrëdhënie intime me të.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ

Të pyesin ty për të menstruacionin. Thuaj: ”Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie intime) derisa të pastrohen.” 1

Gjakderdhja mujore është periudha e gjakut menstrual dhe vendndodhja e saj është organi gjenital.

Profeti ka thënë:

”Vepro çdo gjë përveç raportit seksual.” 2

Muslimanët janë të bashkuar në mendimin se është e ndaluar që të kesh marrëdhënie intime në organin gjenital të gruas kur ajo ka ciklin e saj mujor. Nuk është e lejuar për një person i cili beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të veprojë këtë mëkat që është ndaluar me Kuran, Sunnet dhe me konsensusin e muslimanëve. Ai që vepron këtë e ka kundërshtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe ka kundërshtuar rrugën e muslimanëve.

Imam Neveviu ka thënë:

”Imam Shafei ka thënë: ”Ai që e bën këtë ka bërë një mëkat të madh.” Kolegët tanë dhe të tjerët kanë thënë se kushdo që e konsideron të ligjshme marrëdhënien intime me një grua me menstruacione është kafir.” 3

Megjithatë, Allahu ka lejuar çdo gjë tjetër për të shuar epshin duke përfshirë puthjet, përqafimet dhe ledhatime me kusht që organi i saj gjenital të shmanget. Megjithatë, është më e sigurt që të mos kenë kontakt të drejtpërdrejtë midis kërthizës dhe gjunjëve të gruas.

A’ishah (radijAllahu anha) ka thënë:

”Profeti më ka urdhëruar mua që të veshi një peçe rreth në pjesën e poshtme të trupit gjë të cilën e bëra. Pas kësaj ai më ledhatoi mua ndërsa unë kisha ciklin tim mujor.” 4


1 2:222.

2 Muslimi (302).

3 el-Mexhmu (2/374).

4 Bukhari (300) dhe Muslimi (293).

Shpërndaje: