Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Dispozitat mbi kompensimin e ditëve të humbura

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

O musliman! Mëso disa gjykime që janë të lidhura me kompensimin për atë që ka ngrënë në Ramazan.

Çdo njëri që është i obliguar që të kompensoi ditët e humbura të Ramazanit është i detyruar që ta bëjë këtë para Ramazanit të ardhshëm. Nëse personi nuk agjëron dy, tre ose më shumë ditë, ai duhet ti kompensoi këto ditë. Megjithatë, nuk është e nevojshme për ti agjëruar ato rresht. Megjithatë, është më mirë për ti agjëruar rresht. Nëse nuk e bënë këtë ska të keqe. I lejohet t’i shtyej këto ditë deri në muajin Shaban. Nëse hyn Ramazani tjetër para se ai t’i ketë kompensuar ditët e humbura ai mëkaton në qoftëse nuk ka arsyetim.

Pos kësaj ai duhet ti kompensoi ditët e humbura dhe të ushqejë një person të varfër për çdo ditë. Disa nga sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) kanë dhënë fetva të tillë. Sasia e ushqimit duhet të korrespondojnë me një gjysmë Sa rreth 1 ½ kg, nga gjërat ushqimore të vendit që duhet ti ipen njerëzve të varfër në qoftë se do të jetë edhe vetëm një person i varfër.

Nëse personi ka arsye për shtyrjen e ditëve për shkak të sëmundjes apo udhëtimit, ai e ka detyrë vetëm që ti komepensoi ditët e humbura. Ai nuk është i obliguar që të japë ushqim duke u bazuar në fjalët e përgjithshme  të Allahut (subhaneh).

فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ

“Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” El-Bekare 2:185

VINI RE!

Nëse muslimani e prishë agjërimin gjatë Ramazanit për shkak të sëmundjes dhe vdes si shkak i sëmundes së tij, ai nuk ka obligim asgjë, sepse ai është i arsyetuar dhe i paaftë për t’i kompensuar ditët e humbura.

E njëjta gjë vlenë edhe për udhëtarin i cili vdes gjatë udhëtimit ose menjëherë pasi të ketë arritur cakun. Në këtë rast, nuk është e detyrueshme për ti konpensuar ditët e humbura apo për t’u dhënë ushqim të varfërve. Sepse edhe ky person është i arsyetuar në bazë të Sheriatit.

Për atë që shërohet, apo atë që kthehet nga udhëtimi dhe është i pakujdesshëm me agjërimin e ditëve të humbura derisa të vdes, është obligim për kujdestarin e tij në mesin e të afërmve që t’i kompensoi ditët e humbura në vend të tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse një person vdes dhe është i detyruar të agjërojë, le të agjërojë kujdestari i tij për të.” 1

Imam Ahmedi Allahu e mëshiroftë! transmetoi me zinxhir autentik të transmetimit nga Ibn Abasi (radijAllahu anhu) se një grua e pyeti të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nëse ajo duhet ti agjërojë ditët e agjërimit të Ramazanit për nënën e saj e cila kishte vdekur? Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha:

“A do të kishe paguar borxhin e nënës tënde nëse ajo kishte borxh? Borxhi i Allahut ka më shumë të drejtë për tu paguar.” 2

Ky hadith, dhe gjithashtu hadithi i mëparshëm, dhe hadithe me kuptime të ngjashëm dëshmojnë se duhet agjëruar për të vdekurin pavarësisht nëse agjërimi është një betim, ditë e Ramazanit ose shpagim. Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve.

Nëse nuk mund të agjërojnë për të vdekurin duhet tu ipet ushqim të varfërve nga trashëgimia e të vdekurit. Për çdo ditë të humbur duhet dhënë një gjysmë Sa rreth 1 ½ kg, një personi të varfër.

E njëjta gjë vlenë edhe për të moshuarin dhe atë me sëmundje kronikë. E njëjta gjë vlenë edhe për gratë me ciklin mujor dhe me lehoni në qoftëse ato janë të pakujdesshme në konpenzimin e ditëve te humbura derisa të vdesin. Në qoftë se askush nuk mund të agjërojë për to duhet t’i ipet ushqim një personi të varfër për çdo ditë të humbur. Ata të cilët nuk lënë pas trashëgimi me të cilën paguhet ushqimi nuk janë të obliguar me asgjë. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

لاَ يُكَلِّفُ اللّهُ نَفْسًا إِلاَّ وُسْعَهَا

“Allahu nuk e ngarkon njeriun përtej mundësive të tij.” El-Bekare 2:286

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni.” Et-Tagabun 64:16

Lus Allahun me Emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta të na udhëzojë ne dhe ju në dituri të dobishme dhe vepra të devotshme, të na mbrojë nga të këqijat e shpirtrave tanë dhe nga veprat e këqija dhe të na bëjnë të gjithë që të pasojmë rrugën e drejtë. I lutem Atij që të na bëjë të konkurrojnë në veprat e mira dhe të na largojë nga çdo e keqe. E lus Allahun që t’i udhëzojë sundimtarët tanë në gjitha të mirat, ta mbështes fenë e Tij nëpërmjet tyre, të përmirësojë rrethin e tyre, ti ndihmoj ata në çdo mirësi dhe ti mbroj ata nga çdo e keqe. Lus Allahun t’i udhëzojë të gjitha autoritet në atë që e kënaq Atë, dhe që ajo të jetë gjëja më e mirë për njerëzit dhe shtetet e tyre. E lus Allahun (subhaneh) që të përmirësojë gjendjen e muslimanëve kudo, t’u jap atyre sundimtarët më të mirë, ti përmirësojë udhëheqësit e tyre dhe tu jap atyre të kuptuarit e fesë dhe stabilitet në fe. Ai dëgjon dhe është afër.

Allahu e nderoftë. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin për profetin tonë Muhammed, mbi fmailjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij të saktë.


1 Buhari (1952) dhe Muslim (1147).

2 Ahmed (2005) dhe Ebu Davud (3310). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih Ebi Davud” (2831). Gjithashtu hadithi gjendet tek Buhari (1953) dhe Muslimi (1148) me një pyetës mashkull si dallim.

Shpërndaje: