Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Hixhab, fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2 – Kur profeti ﷺ i urdhëroi gratë të dilnin në vendin e faljes në lidhje me namazin e Bajramit, ato thanë:
“O i dërguari i Allahut! Disa prej nesh nuk kanë veshje të jashtme (xhilbab) që të dalin me të?” Ai tha: “Motra e saj le t’ia vesh një nga rrobat e saj të jashtme.”1
Transmetuar nga el-Bukhari, Muslimi dhe të tjerët.
Hadith dëshmon se kjo ishte praktika e grave të sahabëve që të dalin të veshura me veshje të jashtme dhe se nuk mundeshin të dilnin pa të. Prandaj, ato (radijAllahu anhun) përmendën këtë pengesë kur i dërguari ﷺ i urdhëroi ato të dilnin në vendin e faljes së namazit të Bajramit. I dërguari ﷺ ua dha atyre një zgjidhje për problemin, domethënë të huazonin nga motrat. Sidoqoftë, ai nuk i lejoi të dilnin pa rroba të jashtme (xhilbab), megjithëse është urdhëruar për burrat dhe gratë të dalin në vendin e faljes së namazit të Bajramit në kohën e tij. Nëse i dërguari ﷺ nuk i lejoi të dilnin pa rrobat e jashtme për diçka që është e urdhëruar, ka më pak gjasa që ai t’i lejonte ato që të dalin në diçka që nuk është urdhëruar apo e nevojshme sikurse dyqani dhe përzierja me burra dhe të shikon gjëra të panevojshme. Se veshja e jashtme është urdhëruar dëshmon se gruaja duhet të mbulojë veten dhe Allahu e di më mirë.
1 Bukhari (324) dhe Muslimi (890).