Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet shkaktojnë që zemra të mos i shohë më ato si të shëmtuara. Ato bëhen plotësisht normale për mëkatarin. Ai nuk turpërohet më që njerëzit ta shohin duke bërë mëkat dhe ta përflasin për to. Kjo është kulmi i paturpshmërisë dhe kënaqësisë së mëkatarëve. Pastaj ata fillojnë të mburren me njëri-tjetrin për mëkatet e tyre dhe i tregojnë njëri-tjetrit gjëra që tjetri nuk i di. Këtij lloji të njerëzve nuk u falen mëkatet. Rruga e pendimit zakonisht është e mbyllur për ta.
Profeti ﷺ ka thënë:
”I gjithë umeti im është i falur përveç atyre që i shpalosin mëkatet e tyre. Prej shpalosjes së mëkatit është që kur Allahu e mbulon robin, pastaj ai del duke e zbuluar veten e tij, e thotë: “O filan, sot kam vepruar këtë e këtë.” Kështu ai e poshtëron veten e tij, ndërkohë që kishte gdhirë e Zoti i tij ia kishte mbuluar atë.”
Transmeton Bukhari (6069) dhe Muslimi (2990).