Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Medhhebet janë shkaku i përçarjeve dhe kundërshtimeve

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse disa transmetime nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) për disa çështje janë të shumënumërta, dhe nëse nuk e din se cila i paraprin tjetrës dhe data është e paqartë, ti duhet të veprosh me të gjitha, nganjëherë njërën dhe nganjëherë tjetrën për të qenë në gjendje që të veprosh atë që solli i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe për ta pasuar atë. Ndërsa në qoftë se ti zgjedh një dhe refuzon një tjetër, ti je në rrezik të madh. Nëse ti interpreton diçka në një mënyrë që bie ndesh me tekstin, ti del nga e vërteta pa e kuptuar këtë. Si i ka hije muslimanit që të refuzojë atë që është saktësuar nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili nuk flet sipas epshit të tij por sipas shpalljes së qartë?

Kur njerëzit janë vënë në sprovë që të pranojnë një pjesë dhe të refuzojë një tjetër, lindën këto medhhebe të ndara. Ata thanë:

”Tek ne thuhet kështu, tek ju thuhet ashtu, librat tanë, librat tuaj, medhhebi ynë, medhhebi juaj, imami ynë, imami juaj, kështu me radhë.”

Kjo shpiu në urrejtje, konflikte dhe xhelozi derisa çështjet e muslimanëve dështuan. Grupet e tyre u ndanë në mënyrë që ata në fund u bën një copë ushqim i tiranëve perëndimorë. A nuk janë të gjithë imamët e muslimanëve imamët e Ehl-us-Sunnetit? Sa keq është për fanatikët! O Allah, na udhëzo ne dhe ata në rrugën e drejtë.

Nëse e studion këtë çështje si duhet, të bëhet e qartë se këto medhhebe janë përhapur, propaganduar, dhe zbukuruar nga armiqtë e Islamit për të përçarë muslimanët dhe për ndarë unitetin e tyre. Ato gjithashtu mund të burojnë nga njerëzit injorantë të cilët rivalizojnë dhe imitojnë jehudët dhe të krishterët, siç është rasti në disa çështje. Fanatikët injorantë vetëm se po shtohen gjithnjë e më shumë për çdo epokë që kalon. Ata nuk po pakësohen pak e më pak dhe as nuk bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe të kotës.

Alameh Ibn Abdil-Berr dhe Alameh Ibnu Tejmijeh (rahimehuma Allah) thanë:

”Askush nuk ka të drejtë të thotë diçka pasi që të jetë transmetuar fjala e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) në mënyrë autentike. Sunneti i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është më primare të aplikohet. Ky duhet të jetë qëndrimi i të gjithë muslimanëve dhe jo ajo që bën grupi i atyre që pasojnë verbërish kur ata i japin përparësi një mendimi të medhhebit të tyre përpara tekstit. Nuk lejohet që tekstet e Kuranit dhe Sunnetit të kundërshtohen nga gjasat logjike, nga iluzionet shpirtërore apo ëndrrat shejtanore duke thënë:

”Dijetari e njeh mirë këtë tekst, por ai e braktisi atë për shkak të mangësive që gjenden në të.”

Disa gjithashtu thonë:

”Ai hasi në argument tjetër.”

Këtyre dhe arsyetimeve të ngjashme u përmbahen fukahatë fanatik dhe bashkojnë pasuesit e verbër injorantë.

Umer bin el-Hatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Sunneti është ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij (salAllahu alejhi ue selem)e kanë lënë të jetë Sunnet. Prandaj mos e bë një mendimin të gabuar Sunnet të njerëzve.”

Allahu qoftë i kënaqur me Umerin. Duket sikurse ai e dinte se kjo do të ndodhë dhe prandaj paralajmëroi për këtë. Sot kemi parë se mendimet që kundërshtojnë Sunnetin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe bien ndesh me atë që shkruan në librin e Allahut, se si janë bërë Sunnet dhe fe. Ata i referohen asaj kur kanë mosmarrëveshje dhe e quajnë medhheb. Betohem në Allahun se kjo është një fatkeqësi dhe një sprovë ndaj së cilës janë ekspozuar Islami dhe umeti i tij – Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Imam Abdurr-Rrahman el-Euzai (rahimehullah) ka thënë:

”Përmbaju transmetimeve të Selefëve edhe nëse njerëzit do të braktisin ty, dhe qëndro larg nga mendimet e njerëzve edhe në qoftë se ata do ti zbukurojnë ato me fjalë.”

Bilal bin Abdil-lah bin Umer ka thënë se Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Mos i ndaloni gratë që të marrin pjesën e tyre të xhamive.”

Atëherë unë thashë: ”Sa për mua, unë do të ndalojë gruan time. Ai që do le të lejoi gruan e tij që të shkojë.”

Ai u kthye kah unë dhe tha: ”Allahu të mallkoftë! Allahu të mallkoftë! Allahu të mallkoftë! Ti po më dëgjon mua duke thënë se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urdhëroi që ato të mos ndalohen dhe ti thua se ato duhet të ndalohen?” Pastaj ai filloi të qante dhe u ngrit i zemëruar.”  el-Hakim në ”Ma´rifat ´Ulum-il-Hadith”, fq. 182, dhe Tabarani.

Allahu (Te ala) qoftë i kënaqur me të gjithë sahabët.

Shpërndaje: