Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

109.Arsyet për emrin e dëshmorit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse dikush pyet pse dëshmori quhet ashtu? Është thënë se dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë:

1 – Sepse ai është gjallë (dëshmon), të cilën Allahu -te ala- ka thënë:

“Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.” Ali Imran, 3:169

2 – Sepse Allahu dhe engjëjt e Tij kanë dëshmuar se ai përfundon në xhenet.

3 – Sepse engjëjt dëshmojnë për të.

4 – Sepse ai ka dëshmuar për të vërtetën derisa vdiq.

5 – Sepse ai dëshmon premtimin e Allahut për një vdekje të lavdishme.

6 – Sepse ai dëshmon teuhidin e Allahut me vepër, ndërsa të tjerët e bëjnë atë me fjalë.

7 – Sepse kur ai bie në tokë, ajo dëshmon për të.

8 – Sepse Allahu ka dëshmuar se atij duhet t’i jepet xheneti.

9 – Për shkak të dëshmisë së tij që është gjaku.

10 – Sepse ai është dëshmuar për besimin e tij dhe përfundimin e mirë.

Shpërndaje: