Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kategoria e dytë:
Argumente të përgjithshme që specifikohen nga hadithet që dëshmojnë se ai që nuk falet është kafir. Shembuj të këtyre argumenteve janë fjalët e profetit ﷺ:
“Nuk ka rob i cili dëshmon shahadetin vetëm se Allahu ia ka ndaluar atij hyrjen në zjarr.” Bukhari (128), Muslimi (33) dhe Ahmedi (5/229)
Ky është një formulim. Ka formulime të ngjashme të transmetuara nga Ebu Hurejra, Ubadeh bin es-Samit dhe Utban bin Malik -radijAllahu anhum-. Muslimi (27, 29).