Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë
http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
7 – I ndalohet burrit që ta bëj divorc gruan gjatë ciklit mujor. Allahu (te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ
O ti profet, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato para kohës së tyre të pritjes (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë.” 1
Do të thotë kur gratë e kanë kohë pritjen e tyre e cila është e njohur. Një gjendje e tillë ndodh vetëm kur burri e bënë divorc atë gjatë shtatzënisë së saj apo kur ajo është e pastër dhe ai nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Ajo nuk ka përmbushur kohë pritjen e saj nëse ajo është bërë divorc gjatë ciklit të saj mujor për shkak se kohë pritja nuk hynë në fuqi gjatë ciklit mujor në të cilin ajo është bërë divorc. As gjatë periudhës së saj të pastër në të cilën ajo ka pasur marrëdhënie seksuale, sepse ajo nuk e di nëse ajo është bërë shtatzënë gjatë asaj periudhe, kështu që periudha e pritjes të lidhet me shtatzëninë ose në qoftë se ajo nuk ka mbetur shtatzënë kështu që periudha e pritjes të lidhet me ciklin mujor. Pasi që njeriu nuk është i bindur se cila kohë e pritjes do të vlejë, është e ndaluar që burri ta bënë divorc gruan derisa çështja të bëhet e qartë.
Sipas ajetit të mëparshëm është e ndaluar që gruaja të bëhet divorc gjatë ciklit të saj mujor. Gjithashtu është konfirmuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga Ibn Umeri (radijAllahu anhuma) i cili bëri divorc gruan e tij gjatë ciklit të saj mujor. Kur Umeri (radijAllahu anhu) i tregoi profetit ﷺ ai u zemërua dhe tha:
”Thuaji atij që ta kthej mbrapa atë dhe ta mbajë derisa ajo të pastrohet nga cikli mujor. Pastaj ajo duhet të ketë ciklin e saj mujor dhe pastaj të pastrohet përsëri. Pastaj ai mund ta mbajë atë nëse ai dëshiron ose ta lerë atë para se ai të bën marrëdhënie me të. Kjo është periudha e pritjes që Allahu ka urdhëruar që gratë duhet të bëhen divorc përgjatë saj.” 2
Nëse burri shkurorëzon gruan gjatë ciklit të saj mujor, ai është mëkatar. Ai është i detyruar të pendohen tek Allahu (te ala) dhe ta kthejë gruan e tij përsëri në mënyrë që të ndahet prej saj sipas Sheriatit, sikurse ka thënë Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ. Pastaj ai e lerë atë deri sa ajo të pastrohet nga cikli i saj mujor në të cilën ai e bëri divorc atë dhe pastaj asaj ti vie përsëri cikli i saj mujor dhe pastaj ajo të pastrohet. Pas kësaj, ai mund ta mbajë atë nëse ai dëshiron ose e bën divorc atë para se ai të ketë marrëdhënie me të.
1 65:1.
2 Bukhari (5251) dhe Muslimi (1471).