Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 12: A është kusht që mestet të qëndrojnë në këmbë vetvetiu për të qenë e lejuar dhënia mes’h atyre?
Përgjigje: Mendimi i saktë është se ky nuk është kusht sepse argumentet që lejojnë dhënien mes’h mesteve janë të përgjithshme. Cili është problemi përderisa ato i sjellin dobi atij dhe ai mund të ecë në to? Ndoshta ai ka vetëm ato meste. Ndoshta ai është i sëmurë dhe i paaftë dhe i mbathë ato që të ngrohë veten e tij. Ky kusht nuk ka argumente.