Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej cilësive të gruas së devotshme është që ajo të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë e të hyjë gjatë tërë kohës, duhet të dalë nga shtëpia vetëm nëse kjo gjë është e nevojshme. Nuk duhet të dalë jashtë e zbuluar dhe të shfaq bukuritë e saj, duhet të ulë shikimin dhe të ruaj moralin e saj. Veçse kemi përmendur disa hadithe që porosisin këtë, prej haditheve të tilla është hadithi nga Selim bin Abdilah bin Umer, nga babai i tij, i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Gruaja është auret (pjesë që duhet mbuluar), kur të dalë nga shtëpia, shejtani i vihet pas (duke e nxitur në sprova dhe duke sprovuar meshkujt me të). Ajo është më së afërmi Zotit të saj kur qëndron në shtëpinë e saj.”
Transmeton Tabarani (2890) dhe (8096) në “El-Eusat”, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (2688)”.