Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të bashkëshortëve lidhur me aktin e martesës është që burri t’ia jap gruas tërë mehrin e saj të plotë dhe jo të mangët, por ashtu sikurse kanë rënë dakord bashkëshortët.
Allahu – i Lartësuar- ka thënë:
”Dhe jepuni me gjithë zemër grave tuaja dhuratën e kurorëzimit.” En-Nisa, 4:4
Gjithashtu – i Lartësuari- ka thënë:
”Në qoftë se dëshironi të ndërroni grua, duke e lëshuar njërën për të marrë një tjetër, asaj që i keni dhënë pasuri, mos i merrni nga ajo (pasuri) asgjë.” En-Nisa, 4:20