Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të gjitha mëkatet janë trashëgim nga umetet e më hershme të cilat Allahu i shkatërroi.
– Homoseksualiteti është trashëgim nga populli i Lutit ﷺ.
– Vjedhja në peshore është trashëgim nga populli i Shuajbit ﷺ.
– Arroganca dhe korrupsioni në tokë është trashëgim nga populli i Faraonit.
– Krenaria dhe tirania janë trashëgim nga populli i Hudit ﷺ.
Mëkatari me fjalë të tjera vishet me disa nga këto rroba të këtyre popujve dhe ata ishin armiq të Allahut.
Abdullah bin Ahmed transmeton në librin Ez-Zuhd të babait të tij, nga Malik bin Dinar -rahimehullah- i cili ka thënë: ”Allahu i shpalli një prej profetëve të Tij prej Izraelitëve: Thuaj popullit tënd të mos bëjnë vepra të armiqve të Mi, të mos vishen me rrobat e armiqve të Mi, të mos i ngasin shtazët e armiqve të Mi dhe të mos hanë ushqimin e armiqve të Mi. Nëse e bëjnë këtë edhe ata do të bëhen armiq të Mi sikurse armiqtë e Mi.”