Autori i librit “el-Hidajeh Raudat-il-Ulema ez-Zandauajsijjah”, tregoi se i kanë thënë Ebu Hanifes (rahimehullah):
“Çfarë duhet vepruar nëse ti thua diçka që e kundërshton Librin e Allahut?”
Ai u përgjigj: “Braktise mendimin tim për Librin e Allahut.”
Pastaj ai u pyet: “Nëse ai e kundërshton transmetimin nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selam)?”
Ai u përgjigj: “Braktise mendimin tim për transmetimin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).”
Pastaj ai u pyet: “Nëse ai kundërshton fjalët e sahabëve (radijAllahu anhum)?”
Ai tha: “Braktise atë për fjalën e sahabëve (radijAllahu anhum).
Bejhaki transmeton në Sunnenin e tij në kapitullin “el-Imta” se Imam esh-Shafi’i (rahimehullah) ka thënë:
“Nëse unë them diçka gjë që e kundërshton të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem), ajo që është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ajo ka përparësi. Prandaj mos më pasoni mua.”
Edhe imami i dy xhamive të shenjta ka deklaruar se Imam esh-Shafi’i (rahimehullah) ka thënë këtë, e cila ka dyshim. Përveç kësaj, është transmetuar në “el-Kafi”:
“Nëse një myfti e jep një fetva që e kundërshton një hadith autentik të të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), bëhet e detyrueshëm për të vepruar në bazë të hadithit, sepse një fjalë nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) kurrë nuk mund të bie në nivelin e fetvas së myftiut. Një hadith autentik nuk mund të ketë një pozitë më të ulët se fjala e myftiut. Edhe pse fjala e myftiut mund të jetë e qëlluar si një argument i bazuar Sheriatik, prapë fjala e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është më e saktë dhe ka përparësi.”
Alameh Ibn-ul-Kajim ka thënë në “A’lam -ul-Muvaki’in”:
“Pasuesit e Ebu Hanifes (rahimehumullah) pajtohen se medhhebi i Ebu Hanifes i jepë përparësi një hadithi të dobët para analogjisë dhe mendimeve – dhe mbi këtë është themeluar medhhebi i tij.” 1/82
Ai që thotë se as nuk është e detyrueshme e as e lejuar të veprohet sipas tij, nuk është asgjë tjetër përveçse një personi që dëshiron të refuzon provat e Allahut me anë të iluzioneve dhe fantazive. Asnjë musliman nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. As nuk është e saktë që të arsyetohet me mungesën e të kuptuarit. Si është e mundur kur Allahu shpalli Librin e Tij për të vepruar në përputhje me të dhe për të kuptuar fjalët e Tij? Ai e urdhëroi të dërguarin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) që t’ua qartësojë atë njerëzve:
”(I patëm dërguar) Me argumente e me Libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” 16:44.
Si mund të thuhet se fjala e profetit (salAllahu alejhi ue selem) që duhet të jetë një sqarim për njerëzit është e pakuptueshme? Si mund të thuhet se vetëm një prej tyre e kupton atë? Fakti është se askush sot nuk e kupton atë. Këtë ata e ndërtojnë në pohimin e tyre se nuk ka pasur muxhtehid prej disa qindra viteve. Është shumë e mundur që këto fjalë burojnë nga njerëzit që nuk duan të zbulohen para njerëzve se ata e kundërshtojnë Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Në vend të kësaj ata arritën në përfundim se kuptimi i Librit dhe i Sunnetit, të cilat janë shtyllat e dispozitave, ndodhen vetëm tek njerëzit që janë në gjendje që të bëjnë ixhtihad. Prandaj ata mohuan ekzistencën e tyre në tokë, që pastaj të përhapin këto fjalë në mesin e njerëzve – dhe Allahu e di më mirë.
Është e mundur që disa prej tyre e ndaluan këtë në mënyrë që disa njerëz të mos fillojnë të marrin në konsideratë disa medhhebe që përputhen me tekstet e dukshme të Librit dhe të Sunnetit, dhe që pastaj ti pranojnë ato. Po ashtu, disa prej tyre shkuan edhe më tej dhe thanë se është e ndaluar për të lëvizur nga një medhheb në një tjetër. E gjithë kjo për shkak që njerëzit të mos peshojnë mes argumenteve. Është e njohur për njerëzit e mençur se fjalët e tilla janë të pabaza në fenë e Allahut (Te ala).
Në vend të kësaj është e qartë se shumë prej tyre e kundërshtojnë logjikën dhe shpalljen. Pavarësisht nga kjo, ne shohim shumë në mesin e dijetarëve që të devijojnë nga bindja ndaj të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), edhe pse është e detyrueshme për t’iu bindur atij. Ata nuk i shikojnë fjalët e tij (salAllahu alejhi ue selem) që janë transmetuar nga transmetues të qëndrueshëm dhe të besueshëm me zinxhirë autentik dhe të konfirmuar! Në vend të kësaj, ata i kthehen imamëve të medhhebve që i kemi përmendur dhe librave të tyre pa ndonjë zinxhir të transmetimit. Prandaj ata e konsiderojnë një person i cili dëshiron të merrë parasysh një mendim që i përket një imami i cili është imam në lidhje me Librin dhe Sunnetin, të jetë i devijuar dhe bidatçi –të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Megjithatë, është e detyrueshme për të gjithë muslimanët që të veprojnë sipas asaj që është transmetuar në mënyrë autentike nga hadithi i tij (salAllahu alejhi ue selem). Nëse pastaj e kundërshtonë atë, atëherë gjendesh në një gjendje edhe më të rëndë. Kjo në vetvete nuk është e habitshme, sepse Allahu (Te ala) thotë:
”Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e të dërguarit se ata do t’i zë ndonjë fitne (sprovë), ose do t’i godasë dënimi i dhembshëm.” 24:63.
Nëse një hadith bëhet i qartë, nuk është e lejuar për një musliman që me kryeneçësi ti përmbahet pasimit të verbër. Ndërsa nëse ai e bën këtë, ai është shumë i ngjashëm me atë për të cilin Allahu (Te ala) ka thënë:
”Po edhe sikur t’u sillshe ti çdo lloj argumenti atyre që u është dhënë Libri, ata nuk pasojnë kiblen tënde.” 2:145
Prandaj, është obligim për një musliman që ti përmbahet hadithit pa iu atribuar një medhhebi të caktuar që e pengon atë prej tij. Allahu (Te ala) ka thënë:
”Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit).” 4:59