Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 13
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Emri i mirë e mbushë shpirtin e fëmiut me krenari. Kur fëmija është pesë apo gjashtë vjet dhe bëhet kureshtar, ai do të pyet:
“Pse më ke quajtur mua kështu? Pse zgjodhe këtë emër? Çfarë do të thotë kjo? “
Ai që i zgjodhi emër të mirë do të jetë i lumtur. Dhe në qoftë se ai nuk e bëri, bie në pozitë jo të mirë para një fëmie të vogël, ku më pas zbulohet cektësia dhe mendjelehtësia e të atit. Sikurse prindi në fillim të edukimit të fëmiut i veshë rroba të huaja dhe e vë atë në një situatë të pakëndshme. Ky është një devijim nga udhëzimet. Profeti (paqja qoftë mbi të) kishte të drejtë kur tha:
“Çdo fëmijë lind në natyrshmëri (islam), por më pas prindërit e bëjnë jehudi.” 1
1 Bukhariu (3/176) dhe Muslimi (2658).