Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 31-32
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Një nga dyshimet të cilin misionarët nasara e kanë zakon që ta përdorin ndaj të rinjve muslimanë, që lehtë mashtrohen, është se ata u thonë se Allahu u ka garantuar atyre fitore dhe pushtet në suren “al-Imran”:
إِذْ قَالَ اللّهُ يَا عِيسَى إِنِّي مُتَوَفِّيكَ وَرَافِعُكَ إِلَيَّ وَمُطَهِّرُكَ مِنَ الَّذِينَ كَفَرُواْ وَجَاعِلُ الَّذِينَ اتَّبَعُوكَ فَوْقَ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأَحْكُمُ بَيْنَكُمْ فِيمَا كُنتُمْ فِيهِ تَخْتَلِفُونَ
(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: “O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngre lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit.” 1
Një i ri maroken më tha se është një prift maroken në Rabat i cili ka dhoma të mobiluara kur të rinjtë maroken jetojnë pa pagesë për t’i tërhequr ata dhe për t’ua vënë fenë e tyre në sprovë.
Prifti u tha atyre: “Nëse ju shihni se nasarat janë më të fortit, më të pasurit, më të lumturit dhe më të fuqishmit në botë, ju nuk duhet të befasoheni. Kurani ua ka premtuar këtë atyre.”
Pastaj ai përmendi ajetin e mëparshëm. Ata i besuan atij sepse asnjë prej tyre nuk e dinte se çfarë do të thotë ajeti në të vërtetë. I thashë djaloshit:
“Ai iu ka gënjyer dhe iu ka mashtruar. Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë nasarat e Nexhranit do të kishin fituar. Ata kishin 120.000 luftëtarë, por preferuan marrëveshjen e paqes me profetin ﷺ dhe që të paguajnë xhizjen.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë profeti ﷺ nuk do të triumfonte në betejën e Tebukut, ku i frikësoi romakët që dridheshin nga frika për të luftuar kundër tij.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë romakët bizantin nuk do të kishin humbur në Sham, e cila është Siria e sotme. Ata e braktisën shamin pasi mbretëruan atje një kohë të gjatë.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ nuk do t’i kishin mundur të krishterët egjiptian.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë Afrika veriore nuk do ta kishte pushtuar Spanjën dhe Francën jugore dhe nuk do të kishin udhëhequr me arabët në Spanjë për 800 vite.
Po të ishte sikurse ai thotë, atëherë të nasarat nuk do ta kishin humbur betejën për Kostandinopojën, e cila u fitua nga muslimanët. Edhe sot, qyteti është në duart e muslimanëve.
Ajeti tregon për muslimanët të cilët adhurojnë vetëm Allahun dhe besojnë në të gjithë të dërguarit dhe librat e Allahut. Kufarët në ajet janë ata që nuk besojnë Allahun, nuk e adhurojnë vetëm Atë dhe nuk u besojnë disa librave dhe të dërguarve.
Ajeti është një dëshmi për muslimanët sot, e jo për armiqtë e tyre.”
Djaloshi u habit. E tërë çështja ishte e paqartë për të, por tani ajo ishte bërë e qartë. Shumica e muslimanëve sot i përshtaten poezisë:
Kritkuesit pretendojnë se unë jam një vështirësi
Ata ia kanë qëlluar, por vështirësia ime nuk është zhdukur
Gjëja e çuditshme është se kur nasarat e lexojnë Kuranin ata e bëjnë këtë për të gjetur të ashtuquajturat gabime dhe jo aspak për të kërkuar të vërtetën. Për shembull, ata thonë:
“Nga e mori Muhammedi ﷺ këtë histori?”
Ata nuk ndalen nga gërmimi. Kur ata gjejnë një histori të ngjashme në Teurat, Ungjill dhe Talmud, gëzohen pa masë, ata besojnë se kanë rizbuluar atë që ka humbur dhe pretendojnë se historia e ka bazën tek ta. Atyre as nuk u intereson për dallimet e shumta që gjenden në dy rrëfimet ose librat.
1 3:55