Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

12.Vlera e namazit të natës dhe leximit të Kuranit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është ligjësuar për të gjithë muslimanët që t’i japin rëndësi të madhe të gjitha formave të adhurimit gjatë këtij muaji fisnik, duke përfshirë namazet nafile, leximit të Kuranit me reflektim dhe mirëkuptim, të thuhet “Subhan Allah”, “el-Hamdulil-Lah”, “La ilahe ila Allah”, “Allahu Ekber”, “Estaghfirullah”, të lexohen lutje të bazuar në sheriat, të urdhërojmë në të mirë, të ndalojmë nga e keqja, të thërrasim për në fenë e Allahut (azze ue xhel), të kujdesemi për të varfrit dhe nevojtarët, ti përkushtohemi prindërve, të nderojmë komshiun, të vizitojmë të sëmuarin dhe të tjera lloje të veprave të mira. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Muaji i Ramazanit ka ardhur tek ju, një muaj i bekuar. Në të Allahu iu mbulon juve dhe Allahu e zbret mëshirën, i shlyen mëkatet, dhe i pranon lutjet. Në të Allahu shikon se si ju garoni dhe mburret për ju para engjëjve të Tij. Prandaj tregojani Allahut anët tuaja më të mira. Fatkeqi është ai i cili është i privuar nga mëshira e Allahut.” 1

Është transmetuar gjithashtu se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që bën një vepër të mirë në të (ramazan) është si ai që bën një vepër të detyrueshme, jashtë tij (Ramazanit). Ai që bën një vepër të mirë në të është si ai që bën shtatëdhjetë vepra të detyrueshme jashtë tij (Ramazanit).” 2

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në hadithin autentik:

“Umreja në Ramazan është e barabartë me haxhin.” 

Transmeton Bukhari (1782).

Në një formulim tjetër thuhet:

”Umreja në Ramazan është e sikurse të bësh haxhin me mua.”

Transmeton Muslimi (1256).

Hadithet dhe transmetimet që tregojnë se është ligjësuar garimi në vepra të mira gjatë këtij muaji fisnik janë të shumta. Disa nga këto vepra është edhe namazi i natës. Ai është i pëlqyer fortë. Allahu (subhanehu ue te ala) tha për robërit e Tij,

كَانُوا قَلِيلًا مِّنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَوَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

”… ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut) po dhe në agim kërkonin falje.” Edh-Dharijat 51:17-18

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është në muajin e shenjtë Muharrem Allahut dhe namazi më i mirë pas namazeve obligative është namazi i natës.” 4

Transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij.

Namazi i natës i përket rangut shumë të lartë. Allahu (xhele ue ala) tha në lidhje me robërit e Tij:

وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا

Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.” El-Furkan 25:64

Ai (subhaneh) tha në lidhje me njerëzit e devotshëm:

كَانُوا قَلِيلًا مِّنَ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَوَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

”… ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut) po dhe në agim kërkonin falje.” Edh-Dharijat 51:17-18

Allahu i tha Profeti të Tij (salAllahu alejhi ue selem):

يَا أَيُّهَا الْمُزَّمِّلُ قُمِ اللَّيْلَ إِلَّا قَلِيلًا نِصْفَهُ أَوِ انقُصْ مِنْهُ قَلِيلًا أَوْ زِدْ عَلَيْهِ وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتِيلًا إِنَّا سَنُلْقِي عَلَيْكَ قَوْلًا ثَقِيلًا

O ti i mbështjellur (Muhammed)! Zgjohu (lutju) Allahut natën, pos të paktën; gjysmën e saj ose edhe më pak nga ajo, ose diçka më shumë se ajo, dhe lexo Kur’anin me kujdes dhe qartë. Ne, me të vërtetë, do të dërgojmë ty fjalë të rënda.” El-Muzzemmil 73:1-5

Allahu (subhanehu ue te ala) tha:

تَتَجَافَى جُنُوبُهُمْ عَنِ الْمَضَاجِعِ يَدْعُونَ رَبَّهُمْ خَوْفًا وَطَمَعًا وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَفَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَّا أُخْفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاء بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

Ata që e braktisin gjumin për ti’u lutur Zotit të tyre me frikë dhe shpresë dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Askush nuk di se çfarë gëzime të fshehta janë për ta – shpërblimi për atë që kanë punuar.” Es-Sexhde 32:16-17

Ajetet që tregojnë vlerën e namazit të natës janë të shumta. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) shpesh falej natën dhe të thoshte:

“O njerëz! Përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, dhe faluni natën kur njerëzit flejnë kështu që ju do të hynë në xhenet të qetë.” 5

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) si parim falte njëmbëdhjetë rekate dhe jepte selam pas çdo dy rekateve dhe e përfundonte namazin me namazin e vitrit një rekat. Ndonjëherë ai e falte vitrin me nëntë, shtatë ose pesë rekate. Ai (salAllahu alejhi ue selem) si parim e kishte që të falte njëmbëdhjetë rekate dhe mund të nodhte që ai të falte trembëdhjetë rakate ku ai e zgjatte leximin, rukutë dhe sexhdet.

Prej veprave që unë këshilloj veten dhe ju, janë që të lexoni shumë Kuranin madhështorë dhe që ju ta bëni këtë gjatë tërë kohës. Gjithashtu duhet të meditoni rreth tij dhe t’i kuptoni domethëniet e tij madhështore që pastrojnë zemrat dhe paralajmëron kundër pasimit të epshit dhe rrugës së shejtanit. Allahu (subhanehu ue te ala) e shpalli Kuranin si udhëzim, qortim, përgëzues, paralajmërues, mësim, orientim dhe mëshirë për të gjithë robërit. Ai që i përmbahet atij dhe e pason udhëzimin e tij është fatlumi dhe i shpëtuari. Ai që ia kthen shpinën është fatkeq dhe i shkatërruar. Allahu (te ala) ka thënë:

إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يِهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ

Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta.” El-Isra 17:9

وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَذَا الْقُرْآنُ لأُنذِرَكُم بِهِ وَمَن بَلَغَ

Mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet.” En-Aam 6:19

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاء لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ

O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.” Junus 10:57

قُلْ هُوَ لِلَّذِينَ آمَنُوا هُدًى وَشِفَاء

“Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues.” Fusilet 41:44

Në hadith autentik, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Unë do tu’a lë juve dy gjëra me peshë. E para është libri i Allahut. Në të gjendet udhëzimi dhe drita. Kapuni për librin e Allahut dhe përmbajuni atij.”

Pastaj ai tha:

“Dhe familjen time. Unë ju kujtoj juve Allahun në lidhje me familjen time.” 6

Në hadith autentik, Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

“Unë po ua lë dy gjëra, nëse u përmbahuni nuk do të humbni kurrë. E para është libri i Allahut. Në të është udhëzimi i drejtë dhe drita. Dhe Sunnetin tim.”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nxiti dhe inkurajoi për në librin e Allahut. Ai (salAllahu alehi ue selem) tha gjatë haxhit tij të lamtumirës:

“Unë do ti´u lë diçka juve. Ju nuk do të devijoni përderi sa ju i pëmbaheni asaj; Librin e Allahut dhe Sunnetin tim.” 7

Profeti (psalAllahu alejhi ue selem) tha:

“Më i miri prej jush është ai që e mësonë Kuranin dhe ia mësonë atë të tjerëve.” 8

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha shokëve të tij:

“Kush prej jush dëshiron që të shkojë në Bathan ose el-Akik dhe ti sjell deve (të gjinis femërore) me gunga të mëdha pa mëkatuar ose pa i shkëputur lidhjet familjare?” Ata thanë: “Ne duam të gjithë, o i dërguari i Allahut.” Atëherë ai iu tha: “Që një nga ju të shkoj në xhami dhe t’ua mësojë të tjerëve apo të lexoj dy ajete nga libri i Allahut është më mirë për të se sa t’i ipen dy deve (të gjinisë femërore), tri ajete janë më të vlefshme se tri [deve] dhe katër ajete janë më të vlefshme se katër [deve] dhe se sa devetë e mbetura.” 9

Të gjitha këto hadithe janë autentike nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Ka shumë ajete fisnike Kuranore dhe hadithe që flasin në lidhje me vlerën e Kuranit dhe që nxisin në leximin e tij, të mësuarit e tij dhe që ai tu mësohet të tjerëve. Qëllimi i leximit është për të kuptuar Kuranin dhe ajetet e tij. Pastaj duhet vepruar sipas tyre. Allahu (te ala) ka thënë:

أَفَلَا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا

A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ato janë zemra që kanë drynat e vet!” Muhammed 47:24

كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” Sad 38:29

Merrni iniciativën, Allahu ju mëshiroftë, dhe lexoni librin e Zotit tuaj. Meditoni mbi kuptimin e tij. Le të jenë kohët dhe mexhliset e përbëra prej tij. Kurani fisnik është litari i fortë i Allahut dhe rruga e drejtë; ai që kapet për të do të shkojë tek Allahu dhe xheneti i Tij. Ai që ia kthen shpinën atij do të jetë fatkeqë në të dy jetët.

Allahu ju mëshiroftë, qëndroni larg nga çdo gjë që tërheq dhe ju preokupon nga libri i Allahut sikurse gazetat, revistat dhe libra të tilla që sjellin më shumë dëm sesa dobi. Nëse duhet lexuar ato patjetër, atëherë le të jetë në kohë të caktuara. Përveç kësaj, vetëm përmbajtja e nevojshme duhet të lexohet. Duhet vendosur kohë të posaçshme për leximin dhe dëgjimin e Kuranit. Një person duhet të dëgjojë fjalën e Zotit të tij dhe nëpërmjet tij (kuranit) të kurojë sëmundjen e zemrës së tij dhe ta përdor atë për t’iu bindur Krijuesit të tij, Zotit dhe Mbretit i Cili sjell dëm dhe dobi, jepë dhe merrë. Nuk ka të adhuruar me të drejtë askush përpos Tij, dhe nuk ka zot pos Tij.

Është e detyrueshme për tu shmangur nga mexhliset e përbëra nga gjëra të kota, këngë, transmetime të dëmshme të radios, thashetheme dhe fyerjet e nderit të njerëzve. Ajo që është më e keqe dhe më e dëmshme janë kinemat dhe filmat që përbëhet nga lakuriqësia. Ato i sëmurin zemrat dhe largojnë nga përkujtimi i Allahut dhe leximi i Kuranit. Ato shkaktojnë që karakteret të prishen dhe që karakteret e lavdërueshme të braktisen. Betohem në Allahun se ato janë argëtimet më të dëmshme dhe më të shëmtuara që japin rezultatet më të neveritshme. Shmanguni prej tyre, Allahu ju mëshiroftë, njerëzit të cilët zënë veten e tyre me to dhe kënaqen me veprimet e tyre të shëmtuara. Ata që i thërrasin njerëzit në to, marrin mëkatet e tyre dhe mëkatet e njerëzve të cilët devijojnë nëpërmjet tyre. E njëjta gjë vlenë për çdo njërin i cili thërret në të kotën dhe që e vërteta të injorohet. Ai merr mëkatin e tij dhe mëkatet e atyre që e pasojnë atë në të. Kjo është transmetuar në të vërtetë nga profeti (salAllahu aejhi ue selem).

Ne e lusim e Allahun që të na udhëzojë ne dhe të gjithë muslimanët në rrugën e drejtë. Ai dëgjon dhe është afër. Salavatet, selamet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.


1 Tabarani në  ”Musnad-ush-Shemijjin” (2238). I shpikur sipas Albanit në ”Dha´if-ut-Targhib uet-Terhib” (592).

2 Ibn Khuzejmeh (1881) dhe Bejhaki në ”Fadha’il-ul-Aukat” (1/146). Munker (hadith i dobët i cili e kundërshon një hadith autentik) sipas Albannit në ”es-Silsilah edh-Daifeh” (871).

4 Muslimi (1163).

5 Tirmidhi (2485), Ibn Maxheh (3251) dhe Ahmedi (23835). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami´” (7865).

6 Muslimi (2408).

7 Muslimi (1218) pa fjalët “…dhe Sunnetin tim”. Hadith i transmetohet i plotë nga Hakimi (318) dhe Bejhaki (20123). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ut-Targhib uet-Tarhib” (37).

8 Bukhari (5027).

9 Muslimi (803).

Shpërndaje: