Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ai që reflekton thellë e kupton se kjo jetë është një udhëtim. Ai do ta përgatit mjetin e tij para udhëtimit. Ai e di se udhëtimi i tij fillon nga kurrizi i babait, pastaj në barkun e nënës, pastaj në këtë botë, pastaj në varr, pastaj në ringjallje dhe më në fund në jetën e përjetshme. Banimi i përjetshëm është banim i shpëtimit nga çdo gjë e keqe. Ai është i përjetshëm. Armiku u bë shkak që të vijmë në këtë jetë. Le të luftojmë për tu liruar dhe pastaj të fillojmë udhëtimin tonë për tu kthyer në shtëpinë tonë të parë. Ne duhet ta dimë se udhëtimi në këtë jetë është i shkurtër. Pas disa frymëmarrjeve ai mbaron. Udhëtimi i njeriut është si udhëtimi në një varkë; ai ulet në të pa e ndier udhëtimin. Gjatë udhëtimit duhet pasur ushqim për udhëtim. Ushqimi i vetëm që të dërgon në jetën tjetër është devotshmëria. Kërkohet përpjekje dhe durim me të hidhurit e devotshmërisë, kështu që të mos thuash gjatë udhëtimit: “Më kthe mbrapa!” Atëherë të thuhet ty: “Kurrë!” Le të zgjohet neglizhenti dhe të vërë re ecjen e tij të plogësht.
Gjatë udhëtimit Allahu iu shfaqë atyre argumente gjatë rrugës për t’i frikësuar robërit e Tij në mënyrë që ata të mos devijojnë nga rruga e drejtë. Personi, kafsha e të cilit devijon nga rruga e drejtë dhe sheh rreziqe, duhet shpejt të kthehet tek Allahu dhe të braktis rrugën devijuese. Ai duhet të pendohet për mëkatin e tij dhe të qaj për zemrën e tij të ngurtë. Kur të zgjohet nga plogështia e tij, e kupton se kjo jetë është një strehë mashtruese dhe pikëlluese.
Disa prej selefëve ka thënë: “Kujdes nga kjo jetë. Ajo është magjistar më i madh se Haruti dhe Maruti. Haruti dhe Maruti bënë ndarje mes burrit dhe gruas ndërsa kjo e ndan robin prej Zotit të tij.”
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Allahu dërgoftë shumë selame dhe salavate mbi zotëriun tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.