Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Dhënia mes’h sandaleve dhe mesteve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 13: Cili është gjykimi për t’u dhënë mes’h sandaleve prej lëkure dhe mesteve?

Përgjigje: Nuk është e lejuar që t’u jepet mes’h sandaleve. Është obligim që sandalet të zbathen dhe të lahen këmbët.

Sa për mestet që mbulojnë këmbët, kështu që lejohet t’u jepet mes’h atyre pavarësisht nëse ato janë bërë prej lëkure, pambuku, leshi apo nga diçka tjetër. Kushti është që ato të jenë të lejuara për t’u përdorur. Por në qoftë se ato janë të ndaluara sikurse çorapet e mëndafshit për burrat, kështu që ndalohet dhënia mes’h atyre sepse ato janë të ndaluara për të. Nëse çorapet janë të lejuara edhe dhënia mes’h atyre është e lejuar me kusht që ato të jenë mbathur në gjendje të pastër dhe që kjo të ndodh brenda afatit kohor. Periudha zgjat një ditë për vendasin dhe tre ditë për udhëtarin. Kjo fillon nga dhënia mes’h për herë të par pas prishjes së abdesit. Kjo skadon pas njëzet e katër orëve për vendasin dhe shtatëdhjetë e dy orë për udhëtarin.

Shpërndaje: