Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Dëshmia e tretë se personi që nuk falet nuk është kafir

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kategoria e tretë:

Argumente të përgjithshme që janë të kufizuara në mënyrë që ato nuk mund të përfshijnë lënien e namazit. Shembuj të këtyre argumenteve janë fjalët e profetit ﷺ:

”Allahu ia ka ndaluar zjarrin atij që thotë ”La ilahe ilAllah” dhe ka për qëllim me këtë fytyrën e Allahut.” Bukhari (425) dhe Muslimi (33).

”Nuk ka njeri që dëshmon me sinqeritet nga zemra e tij shahadetin, vetëm se Allahu ia ndalon atij hyrjen në zjarr.”

Një shahadet i sinqertë dhe i vërtetë nuk e pengon personin që të braktis namazin. Asnjë person nuk e shqipton atë me vërtetësi dhe sinqerisht vetëm se edhe falet. Namazi është shtylla e Islamit dhe lidhja ndërmjet robit dhe Zotit të tij. Nëse ai është me të vërtetë është i sinqertë dhe e kërkon shpërblimin e Allahut, ai do të bëjë atë që do ta çojë aty dhe do të shmang atë që e pengon prej saj. Nëse një person është me të vërtetë i sinqertë kur thotë shahadetin, sinqeriteti do ta bëjë atë që të falet sinqerisht për hir të Allahut -te ala- dhe në mënyrën si u falë i dërguarit të Allahut ﷺ. Kjo është ajo që një shahadet i sinqertë kërkon.

Shpërndaje: