Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Gruaja duhet të mbulon këmbët e saj jashtë shtëpisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Hixhab, fq. 18-19

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4 – Profeti ka thënë:

“Në Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do të shikojë në personin që tërhiqte zvarrë rrobat e tij të gjata nga mendjemadhësia.” Um Selemeh tha: “Si duhet të veprojnë gratë me rrobat e tyre?” Ai ﷺ tha: “Ato le t’i lënë ato një bërryl të gjata.” Ajo tha: Atëherë këmbët e tyre do të zbulohen.” Ai ﷺ tha: “Ato le t’i lënë ato një krahë të gjata. dhe mos të shtojnë më shumë se kaq.”1

Hadithi dëshmon se gruaja duhet të mbulojë këmbët e saj, e cila ishte gjerësisht e njohur për gratë e sahabive (radijAllahu anhum). Këmbët padyshim janë më pak sprovuese sesa fytyra dhe duart. Prandaj tërheqja e vërejtjes për një gjë më të vogël është tërheqje për një gjë më të madhe. Urtësia e Sheriatit nuk pranon që një sprovë më e vogël të obligohet të mbulohet duke lejuar që të zbulohet një sprovë më e madhe. Kjo është një kontradiktë që është e pamundur të ketë lidhje me urtësinë dhe urdhërimin e Allahut.


1 Tirmidhi (1731) dhe Nesai (5338).

Shpërndaje: