Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Mëkatet janë shkak që robi të jetë i pa vlerë tek Allahu

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Mëkati është shkak që Allahu ta nënvlerësojë dhe ta përçmojë robin e Tij.

Hasan El-Basri -rahimehullah- ka thënë: ”Allahu i konsideroi të pa vlerë ata sepse mëkatuan. Sikurse t’i kishte vlerësuar ata, Ai do t’i kishte mbrojtur nga mëkatet.”

Nëse njeriu bëhet i pavlerë tek Allahu, askush nuk mundet ta nderojë atë.

Allahu -te ala- ka thënë:

”E atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar.” El-Haxh, 22:18

Nëse duket se njerëzit i vlerësojnë ata për shkak se kanë nevojë për ta apo për shkak se kanë frikë nga sherri i tyre, megjithatë ata janë të poshtëruar në zemrat e njerëzve.

Shpërndaje: