Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 53-54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dyshimi i dytë: Nëse mospajtimet fetare janë të ndaluara, atëherë çfarë thoni në lidhje me mospajtimet mes sahabëve dhe të imamëve pas tyre? A ka një dallim në mes të mospajtimit të tyre dhe mospajtimit të dijetarëve të mëvonshëm?
Po. Dallimi është i madh për shkak të dy arsyeve:
1 – Qëllimi.
2 – Rezultati.
Mospajtimet mes sahabëve ishin të pashmangshme dhe të natyrshme për shkak të të kuptuarit shumëfarësh. Ata nuk kishin mospajtime sepse donin të kishin mospajtime. Përveç kësaj ka edhe faktorë të tjerë në kohën e cila obligonte mospajtimet dhe që më vonë humbën1. Mospajtimet e tilla nuk mund të zhduken tërësisht. As poseduesi i tyre nuk përfshihet në ajetet e mësipërme sepse ata nuk i kishin ato për qëllim dhe as nuk iu përmbajtën atyre.
Ndërsa në lidhje me mospajtimet e të mëvonshmëve të pasuesve të verbër, ata në parim nuk kanë asnjë justifikim. Kur ata mësojnë se një tjetër medhheb bazon mendimin në argumentet në Kuran dhe sunnet, ata e braktisin atë vetëm për shkak se medhhebi i tyre mendon ndryshe. Është sikurse medhhebi i tyre e përbën themelin dhe fenë të cilin e kumtoi Muhamedi ﷺ dhe medhhebi tjetër është një fe e shfuqizuar.
1 Refereroju librit të Ibn Hazmit “El-Ihkam fi Usul-ul-Ahkam” dhe librit të Ed-Dahlauiut “HuxhxhetuLlah El-Belighah” dhe sidomos traktatit të tij “Akd-ul-Xhejjid fi Ahkam-ul-Ixhtihad uet-Taklid”.