Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)
Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 127
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
33 – Tahir bin Muhammed el-Makdisi na informoi, Muhammed bin el-Husejn na informoi, el-Kasim bin Ebil-Mundhir na informoi, Ali bin Ibrahim bin Selemeh na informoi, Muhammed bin Jezid na informoi, Bekr bin Khalaf na informoi, Jahja bin Sa’id më tregoi, nga Musa bin Ebi et-Tahan, nga Aun bin Abdil-lah, nga babai i tij, nga vëllai i tij, nga en-Nu’am bin Beshir i cili tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Prej lavdërimit që ia bëni Allahut janë tesbihu, tehlili dhe tehmidi. Ata kanë dhembshuri përreth arshit, zëzëllojnë si bleta dhe përmendin personat që i thonë ato fjalë të dhikrit. A nuk dëshironi që dikush të ju përmend ju për këtë?” 1
1 Ibn Maxheh (3809) dhe el-Hakim (1/503) i cili tha:
”Hadithi është sipas kushteve të Muslimit.”
Autentik sipas el-Albanit në ”Sahih Sunen Ebi Daud” (3086).
Tesbih do të thotë të thuash: SubhanAllah.
Tehlil do të thotë të thuash: La ilahe ilAllah.
Temhid do të thotë të thuash: Elhamdulilah.