Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Dëshmia e katërt se personi që nuk falet nuk është kafir

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ ka thënë: “Islami do të fishket sikurse modelet në pëlhurë derisa as agjërimi, as namazi, as adhurimi apo zekati nuk do të ndjehen. Libri i Allahut -azze ue xhel- do të ngrihet një natë, madje as një ajet nuk do të mbetet në tokë. Grupe njerëzish do të mbeten. Burra dhe gra të moshuar do të thonë: ”Ne i dëgjuam etërit tanë duke thënë: ”La ilahe ilAllah” dhe ne e themi të njëjtën gjë.”

Sileh tha: ” Çfarë dobie sjell fjala ”La ilahe ilAllah” në qoftë se ata as nuk e njohin namazin, agjërimin, adhurimin apo zekatin?”

Hudhejfe ia ktheu shpinën atij dhe ai e përsëriti pyetjen tre herë. Pas të tretës herë, Hudhejfe u kthye kah ai dhe i tha: ”O Sileh! Shahadeti i shpëton ata nga zjarri! ”Ai e tha këtë tri herë.” Ibn Maxheh (4121) dhe Hakimi (4/473). Autentik sipas Hakimit dhe Albanit në ”Sahih Sunnan Ibn Maxheh” (3/326).

Ata do t’i shpëtojnë zjarrit për shkak se shahadeti i tyre do t’i justifikojë ata për shkak se nuk i kanë praktikuar rregullat e Islamit për shkak se ishin injorant në lidhje me to. Ata do të bëjnë atë që ata munden. Gjendja e tyre është e ngjashme me ata që kanë vdekur para se të obligoheshin dispozitat apo para se të mund t’i kryenin ato. Shembuj të një personi të tillë është ai që vdes menjëherë pasi të ketë shqiptuar shahadetin apo të ketë hyrë në Islam në një vend kufri dhe vdes para se t’i ketë mësuar rregullat. Si përmbledhje, argumentet e këtij mendimi nuk mund të tundin argumentet që përdoren nga ata që thonë se ai që nuk falet është kafir. Ata që nuk besojnë se ai është kafir përdorin argumente që ose janë të dobëta dhe të paqarta, argumente nuk përbëjnë ndonjë provë fare, argumente të përgjithshme që nuk janë të kufizuara në mënyrë që ato nuk mund të përfshijnë mosfaljen e namazit, argumente që janë të kufizuara në lejimin që e justifikon mosfaljen e namazit apo argumente të përgjithshme që specifikohen nga hadithet që dëshmojnë se ai që nuk falet është kafir.

Shpërndaje: