Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.Dispozita e ciklit mujor në raport me mitrën e zbrazët nga shtatzënia

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

9 – D.m.th. në raport me atë se mitra është e zbrazët nga shtatzënia. Kjo dispozitë është e nevojshme sa herë kihet nevojë të dihet se a është mitra e zbrazët nga shtatzënia. Ndërsa kjo ka disa çështje:

Nëse një burrë vdes dhe lë pas një grua që ka në mitër trashëgimtarin e burrit të saj, ndërsa kjo grua tani është e martuar me një tjetër, atëherë atij nuk i lejohet të ketë marrëdhënie me të derisa ajo të ketë patur ciklin e saj mujor ose nëse është bërë e qartë se ajo është shtatzënë. Nëse shtatzënia e saj është sqaruar, atëherë gjykojmë se fëmiu e trashëgon atë (burrin e parë) sepse ai ekzistonte kur trashëguesi i tij vdiq. Dhe në qoftë se asaj i vie cikli i saj mujor, atëherë fëmiut nuk i lejohet ta trashëgojë, sepse me ciklin e saj kemi gjykuar se ajo nuk është shtatzënë.

Shpërndaje: