Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 76
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti ﷺ vendoste dorën e djathtë mbi dorën e majtë.1
Ai ﷺ thoshte:
”Ne profetët jemi urdhëruar që shpejt ta prishim agjërimin, të shtyjmë syfyrin dhe të vendosim dorën e djathtë mbi të majtën në namaz.”2
Ai ﷺ kaloi pranë një burri i cili kishte vënë dorën e majtë mbi dorën e djathtë, kështu që ai ia zgjodhi duart dhe ia vendosi dorën e djathtë mbi të majtën.3
1 Muslimi dhe Ebu Daudi. Hadithi përmendet në ”El-Irua (352)”.
2 Ibn Hibani dhe Edh-Dhija me një zinxhir transmetimi autentik.
3 Ahmedi dhe Ebu Daudi me një zinxhir transmetimi autentik.