Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

14.E vërteta nuk është kufizuar tek një person i vetëm pos të dërguarit të Allahut

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Katër imamët janë larg tij dhe ai është larg nga ta. Ai është bidatçi që pason epshin e tij të devijuar me të cilin i devijon të tjerët, diçka për të cilën asnjë musliman nuk dyshon. E vërteta nuk është e kufizuar tek ndonjë njeri pos njeriut të shpalljes, zotërisë tonë Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem). E vërteta është e kufizuar tek ajo më të cilën ai erdhi. Nëse një person i drejtë mendon, ai do ta kuptojë se jo që është një injorancë e madhe që të pasosh verbërisht një imam të caktuar, por edhe pasim i epsheve dhe grupit.

Të gjithë imamët dijetarë e kundërshtojnë këtë person sepse ata të gjithë ndaluan pasimin verbërisht pa argumente dhe ata vërtetuan kotësinë e saj. Prandaj ai i cili pason argumentet, edhe ka pasuar imamin e tij, imamët e tjerë, Librin e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) pa u larguar nga medhhebi i imamit të tij. Kjo është për shkak se vetë imami do të kishte braktisur mendimin e tij për hadithin po ta konsideronte atë autentik dhe të pastër nga ndonjë kundër argument. Prandaj, ai që me kokëfortësi i përmbahet pasimit verbërisht në këtë gjendje është i pabindur ndaj Allahut dhe të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe e pason epshin e tij. Ai ka hequr dorë nga katër imamët dhe i është bashkuar shejtanit dhe grupit të epsheve.

A nuk e ke parë atë që epshin e tij e ka marrë për ilah (të adhuruar)? Atë Allahu e ka devijuar.” 45:23

Në këtë mënyrë drita e besimit në zemrën e tij është shuar – Allahu (Te ala) na ruajt nga verbëria pasi na ka udhëzuar.

Er-Rabi bin Sulejman el-Xhizi tha:

”Kam dëgjuar esh-Shafi’in (rahimehullah) duke u pyetur. Ai u përgjigj: ”Është transmetuar nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) se ai ka thënë kështu e kështu.” Pyetësi i tha: ”O Ebu Abdil-lah, a është ky edhe mendimi juaj?” Esh-Shafi’iu (rahimehullah) u trondit dhe fytyra e tij u bë e verdhë. Pastaj ai tha: ”Mjerë për ty! Cila tokë do të më mbajë dhe cili qiell do të më mbulojë nëse unë tregojë diçka në lidhje me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe pastaj nuk kam të njëjtin mendim? Po, unë them të njëjtën gjë me kënaqësi. ”Pastaj ai e përsëriti këtë fjalë.”

El-Humejdi ka transmetuar se esh-Shafi’i gjithashtu tha:

”A po e sheh një rrip rreth belit tim? A më ke parë mua duke dalë nga kisha? Unë po them: ”Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë” dhe ti më pyet: ”Çfarë thua ti?” A po e citoj profetin (salAllahu alejhi ue selem) pa e pasur të njëjtin mendim si ai?”

Dije se shumica e njerëzve janë të humbur në vend se të jenë fitues. Prandaj kushdo që dëshiron të dijë nëse ai është humbës apo fitues të përballë veten me Kuranin dhe Sunnetin; nëse ai përputhet me to, ai është fitues, dhe nëse ai i kundërshton ato, ai është humbës. Allahu (Te ala) na informoi në lidhje me humbjen e humbesave dhe fitimin e fituesve kur Ai u betua në kohën që njeriu përgatit shkatërrimin e tij me përjashtim të atyre që kanë katër cilësi. Prandaj, në qoftë se ti do të shohësh një person duke fluturuar në ajër, duke ecur mbi ujë, dhe duke folur për ndodhitë e fshehura ndërsa ai e kundërshton Sheriatin, duke vepruar gjëra të ndaluara dhe braktis detyrimet pa ndonjë arsye të vlefshme, duhet ta dish se ai është një shejtan të cilin Allahu (Te ala) e ka lënë sprovë për injorantët. Me të vërtetë shejtani lëviz në mes të njerëzve në të njëjtën mënyrë sikurse lëviz gjaku. Po kështu, Dexhalli do të japë jetë, do të shkaktojë vdekje dhe e lëshon shiun dhe të gjitha këto janë për të sprovuar pasuesit e devijimit. Po ashtu, ai që ha gjarpërinj dhe hynë në zjarr.

Esh-Sha’rani tha në ”el-Mizan”:

”Ebu Davudi ka thënë: ”I thashë Ahmedit: ”A ta pasojë el-Euzain apo Malikun?” Ai u përgjigj: ”Mos lejo në fenë tuaj që të pasosh ndonjë prej tyre verbërisht. Merre atë që ka ardhur nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokët e tij. Sa për tebiinët, ti je i lirë të zgjedhësh.”

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Mos më paso mua verbërisht dhe as Malikun, as Ebu Hanifen, as esh-Shafi’iun, as el-Euzain apo Sufjan eth-Theurin. Merr nga morrën ata. Me të vërtetë, vetëm një person me pak dije lejon që në fenë e tij të pasoj verbërisht njerëzit e tjerë.”

Ibn-ul-Xhauzi ka thënë në librin e tij ”Telbis Iblis”:

”Në të vërtetë pasimi verbërisht do të thotë të hidhet poshtë dobia e të kuptuarit, sepse mendja është krijuar vetëm për të reflektuar dhe medituar. Është e tmerrshme që personit që i është dhënë drita për të ndriçuar rrugën e tij, e shuan atë që në vend të kësaj të ecën në errësirë.”

Shpërndaje: