Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 20
Përktheu: Valdet Gashi
14 – Ata i kërcënojnë dhe frikësojnë pa mëshirë ata që i kritikojnë ata ose paralajmërojnë kundër metodologjisë së tyre. Një prej liderëve të tyre të vegjël më shkroi një letër mua dhe shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmit (rahimehullah), e përbërë nga shpifje, akuza për mëkate dhe fajësim. Kjo dëshmon urrejtjen e tij të fshehtë kundër atyre që e kritikojnë metodologjinë e Ikhuanëve që rrjedh në mishin dhe gjakun e tij dhe e posedon zemrën dhe gjuhën e tij.
Pavarësisht nga madhësia e vogël e këtij shkrimi, e emërtova “en-Nekd uer-Redd alal-Akual el-Muftarah”. Unë kam marrë të paktën dhjetë prej pikave të saj në librin tim “El-Axhuiibeh es-Sedideh”1. Në mënyrë që lexuesit ta dinë se çfarë urrejtje Ikhuanu Musliminët kanë kundër nxënësve Selefi, pa marrë parasysh se si është në fakt dituria Selefite, thirrja e saj, ndershmëria dhe devotshmëria. Kjo i ngjan pak asaj që tha Xhasim el-Muhalhal, një nga udhëheqësit dhe teorikët e Ikhuanu Musliminëve:
“Thirrja e Ikhuanu Musliminëve refuzon të pranojë çdonjë që refuzon t’i përmbahet strategjisë së tyre dhe sistemit të tyre edhe pse ai është thirrësi me të kuptuarit më të mirë të Islamit dhe besimit, më i pasionuari dhe më i përkushtuari në namaz.” 2
1 3 / 307-308, botimi i dytë.
2 Lid-Du’at Fakat, fq. 122.